
Kryetari i njësisë administrative të Fushë-Krujës, Ilir Loci, “Range Rover” i të cilit u hodh në erë pas një shpërthimi me lëndë plasëse, ka reaguar duke u shprehur se nuk ka qenë ai objektiv i sulmit.
Ai ka deklaruar se po darkonte në momentin kur ndodhi shpërthimi dhe se lënda plasëse ishte vendosur në parkimin e restorantit.
“Në respekt të interesimit tuaj dua të ju informoj se lënda plasëse është hedhur ne parkingun e restorantit ku un po darkoja dhe është dëmtuar makina ime dhe një makine tjetër.
Kjo është e dokumentuar me kamera, me foto nga policia në vendngjarje”, thuhet në reagimin e Locit për News24.
Tritoli duhet te kete bere rikoshet siq ndolli me sacmet e ciftes dhe ka gabuar adresen! Asnjehere aventurat nuk e kane pase fundin e mire. Nejse shyqyr qe nuk ka pase viktima.