Afera ''Partizani''/ Ankimimi masave të sigurisë nga Berisha dhe Malltezi, Apeli shtyn vendimin

20 Nëntor 2023, 16:14Kronika TEMA

Afera ''Partizani''/ Ankimimi masave të sigurisë

Seanca gjyqësore për shqyrtimin e ankimimit të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezit në lidhje me masat e sigurisë për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani u zhvillua sot në Gjykatën e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Përmes një njoftimi, Apeli bën me dije se pasi ka dëgjuar palët ka vendosur shtyrjen e shpalljes së vendimit.

"Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 20.11.2023, ora 09:00, lidhur me çështjen penale nr. 56 akti, datë 14.11.2023 regjistrimi, mbi ankimin e personave nën hetim S.B. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, pasi dëgjoi palët, i dha fund shqyrtimit gjyqësor po në datë 20.11.2023, ora 16:00, dhe urdhëroi shtyrjen e shpalljes së vendimit në datë 21.11.2023, ora 11:00", thuhet ne njoftim. 


Më 14 nëntor avokatët mbrojtës të ish- kryeministrit Berisha dorëzuan në sekretarinë e Gjykatës së Posaçme ankimimin e plotë ku kundërshtohen vendimet për masën e sigurimit personal “detyrim me paraqitje” dy herë në muaj për Sali Berishën.

Përmes avokatëve mbrojtës, Berisha kërkoi shuarjen e masës “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, por GJKKO e rrëzoi këtë kërkesë.

Të njëjtën kërkesë për shuarje ose zbutje mase kanë dërguar edhe avokatët e Jamarbër Malltezi, i cili është i dyshuar për korrupsion pasiv. Mbi Malltezin rëndon masa “arrest në burg”.

3 Komente

  1. L
    Li

    Hhaahha Birishi ja ka fut ko.et ne bigë SPAK-ut apo drejtesise së re. Luan si macja me miun. Duhet tja shtojm rrogat se si dalin lodhen duke gjykuar fukarenjte se per të gjykuar dinosaurët e korrupsionit s’kan b…ë.

    1. U
      U be deli kos e Saliu mori luge.

      Pse duhet te kete privilegje per kete kategori njerezish.Babezia e tyre nuk ka patur limit Rrogetar sic kane qene keta ku paguheshin ne 3 vende pune njeheresh dhe pra nuk justifikohen dot milionat .Ne kohen qe punonte gomari Maltez babai i Jamserbit ka futur duart ne dokumentacion dhe ka marre perfitime per cdo leter qe leshonte.Banditi Sali jo kot ndertoj plepa beri femijet sekser,edhe gruas i dha nje shoqate dhe fjalet e teperta nuk nevojiten. I zhvishni nga pasuria keta birbo qe i ka pjelle Vicidoli die tregojuni vendin se nuk jane te mbinatyrshem.

      1. n
        nje ish_Prokuror ne Prok. Tiranes

        Te jeni te sigurte qe Gjykatsja me mbiemrin OLLDASHI, qe njihet nga te gjithe koleget e saj Juriste si PD_iste e flakte, do nxjerrin nga burgu dhendrin e berishes dhe Berishes do i heqi masat kufizuese qe vendosi GJKOK e Shkalles se Pare ne Tetor. Burimi i ketij Informacioni eshte nga brenda familjareve te saj.

        Lini një Përgjigje