Gazetarja Anila Hoxha ishte e ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Top Story” për të diskutuar se kush do të jetë kreu i ri i SPAK. Deri tani janë katër kandidatë që do të garojnë, ndërsa për herë të parë një grua. Ata janë prokurorët Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu dhe Adnan Xholi.
Anila Hoxha foli edhe për kreun e BKH, figurë për të cilën tha se duhet të ishte në krye të detyrës që më 1 shtator, por procesi është zvarritur.
"Në Prokurorinë e Posacme ka dy zhvillime që presin drejtuesit. Drejtuesin e BKH, figurë që duhet të ishte në krye të detyrës më 1 shtator por kjo nuk u bë e mundur për shkak të zvarritjes së procedurave.
Aktualisht po shqyrtohen nga Komisioni për Çështjen e Figurës dhe Pasurisë dhe emrat nuk janë kthyer ende pasi tre prokurorë që do vendosin, që konsiderohen komision përzgjedhës, do propozojnë pranë KLP. Kjo e fundit vendos kush do jetë drejtori i BKH.
Gara ka kapërcyër çdo afat të mundshëm. BKH nuk e pati drejtuesin e dytë të vet brenda afateve. Jemi ende në pritje, proces që vazhdon të jetë në situatë verifikimi”-tha Hoxha.
Kujtojmë se Aida Hajnaj u largua nga drejtimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit pasi i përfundoi mandati pesëvjeçar. Sipas shumicës së anëtarëve të KLP-së, Erjon Fejzulla, Arta Mandro, Zeqir Hoda, Ledina Rizaj Mirela Bogdani dhe Vat Staka mandati i Hajnajt ka përfunduar më 31 gusht 2025, çka ka sjellë vendimin për lirimin e saj nga detyra.
Cfar surrati kurd anadollak