Një 27-vjeçar është grabitur me dhunë nga dy të rinj, mbrëmjen e djeshme në Marikë të Vorës, teksa i është marrë shuma e 5300 euro dhe 3 celularë.
Policia ka identifikuar dy autorët, të cilët janë arrestuar. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e njërit nga të ndaluarve, u gjetën 2 karikatorë arme zjarri automatik model 56, një palë pranga, një mjet prerës (thikë) dhe 3 celularët e vjedhur.
Ndërsa po ashtu kanë nisur hetimet për një 24-vjeçare për moskallëzim krimi.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetasi i kishin vjedhur me dhunë, një shumë parash, organizuan punën për zbardhjen e vjedhjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i veprimeve të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Road”, u lokalizuan në një banesë të braktisur, u kapën dhe u vunë në pranga 2 autorët e dyshuar të rastit, shtetasit F. S., 26 vjeç, dhe G. Sh., 30 vjeç, banues në Vorë.
Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. P., 24 vjeçe, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Nga hetimet dyshohet se shtetasit F. S. dhe G. Sh., në rrugën e fshatit Marikaj, në mbrëmje, i kanë marrë me dhunë, një shtetasi, 5300 euro dhe 3 celularë.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit F. S., në Vorë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 karikatorë arme zjarri automatik model 56, një palë pranga, një mjet prerës (thikë) dhe 3 celularët e vjedhur”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Grabitja eshte një veprim me dhunë ore gazetar djali. Vjedhja eshte veprim pa dhunë. Hape fjalorin. Grabitje me dhunë nuk ka kuptim.
Shume mire e ke por me ke flet!
E tha mire Grabitesi. Shikoni mire se cfare fjalesh perdorni. Shikoni ndryshimin e vjedhjes nga grabitja ne ligjin Amerkan: The primary difference is that robbery is theft accomplished by force, threat of force, or intimidation, making it a violent crime, while stealing (or theft/larceny) is the taking of property without the use of force or fear. Robbery involves direct confrontation or coercion of a victim and carries more severe penalties than simple theft, which often involves a stealthier, less confrontational act.