Aksident i trefishtë në Fier: Plagosen 3 persona, mes tyre 2 të mitur

14 Korrik 2023, 19:38Kronika TEMA

Aksident i trefishtë në Fier:  Plagosen 3 persona, mes tyre 2 të

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në aksin Fier -Seman, në segmentin rrugor të Fermë – Çlirim. 

Si rezultat i këtij aksidenti ku janë përplasur tre mjete, një tip Benz, Opel dhe Volkswagen, ku ky i fundit ka përfunduar ne kanal.

Nga ky aksident kanë mbetur tre persona të lënduar, dy prej të cilëve të mitur.

Aksidenti ka shkaktuar trafik të rënduar në të dy anët e rrugës, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Të lënduarit ndodhen në Spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Lini një Përgjigje