Edhe Apeli lë në burg Fredi Belerin: Akuza, shumë e rëndë!

14 Korrik 2023, 13:00Kronika TEMA

Edhe Apeli lë në burg Fredi Belerin: Akuza, shumë e

Apeli i Gjykatës së Posaçme këtë të premte të 14 korrikut ka vendosur që të rrëzojë kërkesën e kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri, për heqje të masës së arrestit.

Kështu Beleri do të vijojë të mbetet në qelinë e burgut.

Trupi gjykues, i kryesuar nga Florjan Kalaja vendosi lënien në fuqi të vendimit të GJKKO-së, që ka dhënë masën “arrest me burg”.

Muaj më parë Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e Belerit, për të marrë pjesë në betimin si kryebashkiak i Himarës.

Kjo, pasi akuzohet nga institucionet e drejtësisë për shit-blerje votash në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Beleri paraqiti lejen në tre institucione në SPAK, Drejtorinë e Burgjeve dhe në GJKKO për të dalë nga paraburgimi për ceremoninë e marrjes së detyrës në Këshillin Bashkiak të qytetit të martën e 27 qershorit në orën 11.00.

GJJKO-ja sqaroi se lejet jepeshin vetëm në raste vdekjesh, martesash apo provimesh.

Ai iu bëri thirrje qytetarëve të Himarës që të tregojnë durim, besim në demokraci dhe në shtetin e së drejtës, “në atë që mbrojtët me votën tuaj”.

Gjykata e Posaçme, më 1 qershor, e la në këmbë vendimin e Gjykatës së Vlorës, e cila i ngarkoi masën me burg Belerit, teksa një bashkëpunëtori të tijit, Pandeli Kokoveshit, i ngarkoi masën e detyrimit të paraqitjes.

Gjatë seancës, avokatët kanë depozituar edhe prova të reja përsa i përket gjendjes shëndetësore të dy personave të dyshuar.

Kokaveshi përveç raporteve mjekësore kërkoi ndryshim mase edhe për shkak të fëmijës së mitur.

Ndërsa avokatët e Fredi Beleri insistojnë që nuk ka prova për “krimin” e klientit të tij.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e zhvilluar më 25 maj, ka certefikuar rezultatin, ku i jep mandatin edhe kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit i cili ndodhet në burg.

 

4 Komente

  1. A
    Aldo

    Ke gjynahe per te lare o plehre.Dikur bente greku ca te donte me ne por gjerat kane ndryshuar tani.Shitet shpirtin per nje m leje qendrimi greke e 300 euro. Rrace e poshter tradhtaresh.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Shpresojme qe drejtesia t'i shkoj deri ne fund dhe mos te shantazhohet aspak nga shteti Grek.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aron

        Shpresojme qe drejtesia t'i shkoj deri ne fund dhe mos te shantazhohet aspak nga shteti Grek.

        Përgjigjjuni
        1. j
          janullatos leshqeni

          Po ngopet me kar alvanosi Beler esmeri, aq shume po i pelqen sa nuk do ta nxjerrin nga biruca

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje