Vrau dhe e hodhi në kanal fqinjën 63-vjeçe pasi e përdhunoi, dënohet me 20-vite burg Fetah Marra

13 Korrik 2023, 18:27Kronika TEMA

Vrau dhe e hodhi në kanal fqinjën 63-vjeçe pasi e

Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka shpallur sot vendimin penal për shtetasin Fetah Marra, i akuzuar për vrasjen e 63-vjeçares Fatime Suli, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 20 janarit 2022 në fshatin Kozare në qytetin e Kuçovës.

Ka qenë trupi gjykues i përbërë nga treshja e gjyqtareve: Ardiola Çela, Albana Misja dhe Entela Gjoni, me gjyqtare kryesuese Ardiola Çela, që ka vendosur dënimin me 20-vite burgim për shtetasin Fetah Marra. Në vendimmarrjen e saj, trupi gjykues i qëndroi masës së dënimit të kërkuar nga prokurori Elidon Hysenaj.

Vendimarrja e gjykatës u mbështet në provat e shqyrtuara dhe të administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor të kësaj çështjeje. Marra mbërriti në Gjykatën e Beratit rreth orës 15:00 minuta nën masa të rrepta sigurie, ndërkohë që gjyqi i tij u krye me dyer të mbyllura.

Po kështu, trupi gjykues ka dhënë dënimin me 1-vit burg edhe për shtetasin Izet Marra, i akuzuar për mos kallzim krimi.

Avokati i familjes Suli, Ramiz Oboni, ka deklaruar se janë të pakënaqur me vendimin dhe se do ta apelojnë atë.

Sipas avokatit Oboni, Fetah Marra nuk duhet të dënohej vetëm për vrasje, pasi ai fillimisht e ka përdhunuar viktimën dhe më pas e ka vrarë atë dhe e ka hedhur në kanal gjysmë të zhveshur.

“Do apelojmë vendimin, Fetah Marra nuk duhet të dënohej vetëm për vrasje, e përdhunoi dhe më pas e vrau”- tha ai.

3 Komente

  1. T
    Taulant

    wow vetem 20 vjet, mos ishte gje ndonje dele ajo qe ky monster perdhunoi dhe e therri?

    Përgjigjjuni
    1. F
      Faik Konica

      SHQIPERIA DHE SHQIPETARET. SHTET PELESHI, POPULL PELESHI, LIGJE PELESHI, GJYQETAR PELESHI. AI ESHTE KRIMINEL MONSTER DHE MENDER GJYQTARET E DENOJNE VETEM 20 VJET.

      Përgjigjjuni
      1. (
        (Pa)drejtësia

        Edhe për vrasje duhej të dënohej dyfish, me 40 vjet, plus për dhunim 25 vjet, gjithsejt me dënim të përjetshëm, meqenëse nuk ka dënim me vdekje! 20 vjet për dhunim dhe vrasje është qesharake kur merret parasyshë se as këtë dënim nuk e mban të plotë!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje