Zjarr në parkingun e një pallati në Astir, digjen disa makina. Policia: Po evakuojmë banorët

13 Korrik 2023, 14:48Kronika TEMA

Zjarr në parkingun e një pallati në Astir, digjen disa makina.

Sot në Unazë të Re, ka rënë zjarr në parkingun e një pallati, dhe si pasojë dyshohet se janë djegur disa mjete.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse po bëjnë evakuimin e banorëve të pallatit dhe gjithashtu po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Lini një Përgjigje