“Do jetë detyrë e vështirë”, betohen 26 prokurorë të rinj dhe emërohen në katër qytete

12 Korrik 2023, 17:22Kronika TEMA

“Do jetë detyrë e vështirë”, betohen 26

26 prokurorë të rinj janë betuar gjatë një ceremonie ditën e sotme dhe pritet t’i bashkohen tashmë sistemit të akuzës në vendin tonë.

Ceremonia u organizua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë me pjesëmarrjen e kryeprokurorit Olsian Çela, ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe kreut të KLP-së, Alfred Balla.

Magjistratja Xhejsnila Hako, e emëruar në Durrës, në emër të kolegëve tha tha se prokurorët e rinj, janë të vetëdijshëm për sfidat që i presin.

“E dimë që do të jetë një detyrë e vështirë”, tha prokurorja më e re e qytetit të Durrësit.

Kryeprokurori Olsi Çela, duke iu referuar vendeve vakante të krijuara nga vetingu, tha se magjistratët e rinj po hyjnë në sistem në një moment të vështirë.

Prokurorët e rinj janë emëruar në qytete si Gjirokastra, Fieri, Korça dhe Durrësi ku ka pasur mungesa për shkak të vendeve vakante nga shkarkimet e shumta të procesit të vettingut.

3 Komente

  1. A
    Abazi

    Per gjashte muaj keto koruptohen.Keto gjashte muaj Saliu me mafjen e tij do te sjellin fakte nga jeta e tyre se si jane sjelle ne shkolle,sa dashnore kane patur,si kane mesuar,cfar kane ngren e kane pire ne shkolle dhe ne familje,cfar familje jane,a kane lidhje me PS apo parti tjeter,sa here jane thirrur ne polici,me se jane marre kur kane dale jasht e te tjera,qe kur te marin ne pyetje demokratet tja vene ne dukje dhe ti thone keto na i kane dhene socialistet prandaj kujdes se te denancuam ne ty dhe jo ti ne.Ta dine gjithe shqiptaret se te Saliu kane dosje te vecanta dhe kjo vertetohet kur i tha T.Balles rri rehat se te nxora cfar te thane kur te thirren te qershia..Ndaj dhe nuk ka asnje prokuror qe nga kjo frike nuk e merr nen hetim Sali Berishen dhe demokrrat e tjere.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pordhe me rigone....

      Ku "betohen" mbi Koranin!?

      Përgjigjjuni
      1. m
        mira

        mbi Kushtetute!

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje