
Ish-kryetari i Bashkisë së Fushë-Arrëzit, Fran Tuci është arrestuar një natë më parë me urdhër të SPAK.
Ai akuzohet për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.
Mësohet se, Tuci ka lejuar disa banorë që të pastrojnë një rrugë rreth 12kilometër në një fshat të thellë të Fushë-Arrëzit me fondet e komunitetit, duke dëmtuar pyllin.
Njoftimi:
Policia Gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka ekzekutuar në datat 12.07.2023 dhe 13.07.2023, masat e sigurimit të caktuara ndaj shtetasve F. T. dhe N. M. Ndërkohë vijon procedura e ekzekutimit të masës së sigurimit të caktuar ndaj shtetasit tjetër në hetim D. M.
Pas përcjelljes së akteve procedurale nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Pukë, për shkaqe kompetence lëndore, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal nr. 67 të vitit 2023, me objekt hetimi procedurën e ndjekur për hapjen e një segmenti të ri rrugor në territorin administrativ të Bashkisë Fushë Arrëz.
Pas kryerjes së veprimeve hetimore në kuadër të këtij procedimi penal ka rezultuar se në territorin nën juridiksionin administrativ të Bashkisë Fushë Arrëz, në kundërshtim me të gjithë kuadrin ligjor në fuqi, është hapur një segment i ri rrugor rreth 1.8 km dhe gjerësi rreth 5 m, i cili ka cënuar një sipërfaqe të konsiderueshme të fondit pyjor në pronësi të kësaj Bashkie si edhe ka dëmtuar rëndë terrenin që i përket këtij fondi pyjor.
Dëmi i përllogaritur nga IKMT Shkodër, pas inspektimit të kryer në terren, kap vlerën e konsiderueshme të 234,007,500 lekë, i cili përfshin dëmtimin e terrenit si edhe shpyllëzimin e sipërfaqes se regjistruar pranë ASHK, Drejtoria Vendore Pukë, si pasuri të llojit “Pyll” në pronësi të Bashkisë Fushë Arrëz.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar e provuar se ish titullari i Bashkisë Fushë Arrëz, shtetasi F.T., në bashkëpunim më ish Administratorin e Njësisë Administrative Iballë, shtetasin N. M., me veprime dhe mosveprime në kundërshtim me ligjin, të cilat përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, duke sjellë në të njëjtën kohë edhe pasojë të rëndë materiale për shtetin, kanë lejuar hapjen e një segmenti të ri rrugor auto rural, të pamiratuar më parë nga autoritetet kompetente.
Punimet për hapjen e këtij segmenti të ri rrugor është provuar të jenë kryer nga shtetasi D. M., administrator i një subjekti tregtar privat. Ky shtetas, duke vepruar në terren me mjete të rënda, pa patur asnjë leje nga organet kompetente, ka shkaktuar shkatërrimin e pronës, duke kryer gërmime në volume të konsiderueshme dhe njëkohësisht duke shpyllëzuar fondin pyjor në pronësi të Bashkisë Fushë Arrëz.
Duket ironike, por nejse!!! Ky te pakten pastron rruget e komunitetit dhe jo te shtepise se vet. Dmth. ASPAK-u harxhon kohe (mundin e lene te shtrati me dashnoret) me ata qe po grimcojne "dromcat e bukes" mbi dysheme dhe nuk merret me ata qe kane mbushur bulcinjte "me mish e me buke" ulur ne karrige. HAJDE ASPAK, HAJDE, Si KE EMRIN, KE VEPRAT!!!
Unë mendoje se ky ështe arrestim i shekullin 21!!! Se pse SPAKU, nuke dine se çfare të bëne me leket dhe kohen që kane në dizpozicjone. Dhe tani do fillone që të arrestone të gjith idjotet e pa dobishme, që kane vjedhur ca miser dhe grure dhe kane damtue pushtetin popullor. Bravo SPAKU?? Se pse SPAKU, i ka vëne para drejtesise, të gjith politikanet, e tjer që kane shkatrrue ndoshta perfunimisht të gjith bregdetin dhe të gjitha qytetet krysore të Shqiprise. Dhe politikanet që kane vjedhur miljone ose miljard evro, SPAKU jave ka konfiskue leket dhe pasurit e tyre dhe i jane kthyre qytetarve??? Prandaj SPAKU bëne arrestime të tilla, se pse kane kohe dhe lek pa funde në dizpozicjon? edhe një her një bravo shume të madhe SPAKUT?? Si pase klyshve, militantve dhe psedo Gazetarve të politikes, ky Tuci, ështe arrestue me urrdher të Kimetes, Bliknit dhe ndoshta edhe Joe Bajdeni, ka dore në kët arrestim, mendoj unë!!!
Fran Tuci eshte arrestuar me porosi te pronarit te ri te Fushe Arrezit, bajraktarit legjendar te Vicidolit, kryekriminelit dhe kryehajdutit Sali Vuku, se kundershtoi ngritjen e permendores se tij.
Shko mer dardan pi ilaqet Hajvan me te drejte vote!
Skuptuam gje fare.
Thash dhe une cfare krimi kishte bere i shkreti...
Po si do ta pastronte ndryshe? Veç me fondet e bashkise? Unë kët nuke e kuptoje.
mire po ka rregulla duhet ta miratonte ne keshillin bashkiak se fondet nuk jane te kryebashkuakut por te bashkise pranda duhet leje.
...
Mësohet se, Tuci ka lejuar disa banorë që të pastrojnë një rrugë rreth 1 kilometër në një fshat të thellë të Fushë-Arrëzit me fondet e komunitetit. Auuuuu edhe SPAK po merret e lodrat
Mësohet se, Tuci ka lejuar disa banorë që të pastrojnë një rrugë rreth 1 kilometër në një fshat të thellë të Fushë-Arrëzit me fondet e komunitetit O SPAK shiko sa pyje jane demtuar ne kohen kur jane ngritur Hidrocentralet mgaa SALA
SPAK ka filluar te punoje vetem me Cironkat ,, Peshqit e medhenje i Respkton dhe ju hape rruge te shkojne ne drejtim te pa ditur ! Hajd mo dhe SPAK do ta Justifikoje Rrogat e majshme qe mere nga Taksat e te Varferve Qytetare !
SPAK ka filluar te punoje vetem me Cironkat ,, Peshqit e medhenje i Respkton dhe ju hape rruge te shkojne ne drejtim te pa ditur ! Hajd mo dhe SPAK do ta Justifikoje Rrogat e majshme qe mere nga Taksat e te Varferve Qytetare !
Nuk kan sy per te veprat e famshme te sali ziut me shok,por ata te shkret qe bejn pun per komunitetin me leket e tyre. Kurse ata qe vjedhim fondet e komunitetit su hyn gjemb ne kembe. HALLALL sa mir kan punuar qe brez pas brezi. HALLALL dhe ti o ASPAK ,se u keputen ne b**** duke punu. Absurde meren cingerrima
Me sa duket edhe SPAKUT, ka fillue që ti marre koka ere. O zotrin të nderum, po merruni me ata që kane vjedh miljona evro, me ata që kane shkatrrue qytetet e Shqiprise dhe bregdetin Shqiptar duke bër ndertime pa leje ose duke dhëne leje skandaloze, për kriminel, ose për njerzit e politikes. Harxhone kohe dhe lek, duke investigue, një kytar bashkije shume preferik, që i pask shkule një qime derrit, kure të tjeret e kane vrare dhe ngrëne komplet derrin. O nëne o nëne::: E paskan arrestue edhe kët të shkretin se pse pask vjedh disa karbush misri... Bravo ju qofte se pse të gjith politikanet, dhe bandat kiminela që e kane vjedh e vra Shqiprine, kote 33 vite i keni vue para drejtesise. Dhe tani ju kane mbetur, veç këta që kane vjedhur ca miser dhe grure për ti vën para drejtesise.
Po me duket denim koti ,
Woooow!!!! Ky arrestim eshte me idioti dhe i padrejti qe kam hasur ndonjehere!!! Po ne kemi prere vjedhur dhe shkaterruar pyejet e gjithe maleve keto 30 vjet! Po ca jane keto more aman! Paska hapur rruge ne mes te pyllit ky i shkreti per komunitetin aty e paska sjelle dem te madh per pyllin aty !!
Zot,na ru aj ment e kokes.ASPAK po' luftoni korrupsionin me galopant te ndodhur,pastrimin e rruges me Pune vullnetare.Metode" komuniste",qe duhet luftuar ne baze te ligjit per dekomunistizimin.Vrasesit si Saliu dhe Iliri Jane shume here me te mire se ky i korrupruari i poshter qe nxjerr njerezit ne Pune vullnetare. More Ju te ASPAK-ut,dini gje per 260 milioni dollari e rruges se Kombit.?kush eshte autori?po' per parkun sportiva Partizanit,dini gje kush dhe si è vodhen?Po' per floririn e kerrabes?Po' gerdecin,qe Ju fshifte ishallah,keni degjuar?po' per pasueite e Ushtrise se" paranojakut Enver"keni degjuar kush i vodhi Shikoni ne YouTube,Ka emissione te regjistruara,e keni kollaj fare.Po per rrafshimin ne kuotsn zero keni degjuar?Apo keni hallin se mos i del emri ndonje prokurori apo gjukatesit?kruani dhembet se mos u Ka mbetur ndonje therrime mishi.
Ky arrestim ngjanë me një marrëzi të pashoqe. SPAK duket se është marrosur.
Dardan kar. Po spaske pyne tjeter mos bir apo kur i bie me dore shkruan
"Bravo SPAK"
Turp, te arestosh nje kryebashkiak se beri njepune ne dobi te komunitetit, nderkohe ketu ka miljona ero qe shkojne dem dhe nuk gjenden pergjesit.Mendojme te lirohet dhe ti kerkohet falje se ne fund te fundit ai nuk perfitoj gje vecse beri nje pune edhe sikur te jete me inisiativen e tij prape nuk i ka sjelle dem vendit. Sic duket Spaku po realizon planin .
Edhe kur bene pune te mire mund te arrestojne dhe nuk eshte per tu cuditur ne vendin tone
Pas pustecit ... (liqenasit) kjo eshte bashkia me "e madhe" ne vend. Bravo ASPAKU
Po. Ellai tik bwrt tuci ish polic dhe trafikant droge. Shoku i pepa group qe ka mbjelle me mijra rrenje kanabis e skane lene gje pa bere ne beri. Kjo e franit eshte kot po nuk u fut herimi pasuror dhe lidhjet me hamdi shurranit ish shefi policise.
SPAK po behet si drejtesia komuniste pas luftes. Po perpiqet te terrorizoje kedo , vetem per te treguar se ekziston dhe fort biles. Po pyes vetem ata qe jetojne jashte , pa tifozllek. Ne cilin vend te Europes demokratike do kalohej menjhere ne mase ekstreme ARREST per nje veper te tille ?
Mos lexoni vetem titullin por edhe permbajtjen, o njerez! S’eshte fjala per pastrim rruge…ka hapur teresisht nje rruge te re, permes pyllit te komunitetit, sikur te ishte ne bacen e vet, pa asnje leje dmth! Sistemet e lejeve dhe te autorizimeve ligjore jane bere per te minimizuar demet por edhe mundesite per perfitime te paligjshme. Pastaj, po u goditen ‘peshqit e vegjel’, ata s’behen dot te medhenj. Prandaj, forca SPAK!