
Policia e Tiranës thotë se ka arritur të zbardhë ngjarjen ditën e sotme, ku zjarri përfshiu një makinë në parkingun e një pallati në “Tiranën e Re”.
Sipas policisë, autori është një 36-vjeçar me probleme mendore, i cili i vuri zjarrin makinës së tij pas një konflikti që pati me të atin. 36-vjeçari është shoqëruar në spital pasi ka pësuar dëmtime të lehta si pasojë e zjarrit.
Në ambientet e policisë është shoqëruar i ati i 36-vjeçarit. Zjarri dyshohet se u përhap edhe në një makinë tjetër që ndodhej ngjitur, si dhe shkaktoi panik te banorët, të cilët u evakuuan nga pallati.
Njoftimi i Policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, për zjarrin e rënë në parkingun e një pallati në Unazë të Re, ju sqarojmë se:
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se autor i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi E. L., 36 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, i cili dyshohet se gjatë një konflikti me shtetasin S. L. (babai), i ka vënë zjarrin automjetit të tij.
36-vjeçari është shoqëruar në spital për ndihmë mjekësore pasi ka pësuar dëmtime të lehta si pasojë e zjarrit.
Në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 është shoqëruar shtetasi S. L., i cili ishte prezent bashkë me 36-vjeçarin, gjatë ngjarjes.
Lini një Përgjigje