Portugezi kapet i dehur në timon, turisti gjerman lë kamperin pa frena dhe përfundon brenda lokalit

13 Korrik 2023, 22:25Kronika TEMA

Portugezi kapet i dehur në timon, turisti gjerman lë kamperin pa frena

Policia e Vlorës thotë se ka ndaluar një 29-vjeçar me banim në Portugali, pasi është kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

“L. M., 29 vjeç, banues në Portugali, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur”, bëjnë me dije blutë e Vlorës.

Incidendet me turistët në vendin tonë nuk mbarrojnë me kaq. Në Prokurorinë e Vlorës janë referuar materialet për një turist gjerman, i cili shkaktoi një aksident një ditë më parë.

Mësohet se ai kishte parkuar mjetin pa frenat e dorës pranë një lokali, dhe për pasojë kamperi ka përfunduar në lokalin e plazhit në Bunec, duke plagosur një 34-vjeçare.

“Gjithashtu, nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori, në ngarkim të shtetasit A. E., banues në Berlin, Gjermani, pasi dyshohet se ka parkuar automjetin pa e siguruar dhe për pasojë automjeti ka lëvizur në drejtim të një lokali. Si pasojë është dëmtuar shtetasja E. Sh., 34 vjeçe, që po qëndronte në lokal, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

1 Komente

  1. R
    Raimond Vlonjati

    Te denohen me nga 2 vjet burg, shkerdheu robt legenave

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje