Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në aksin rrugor Korçë-Ersekë në fshatin Kamenicë.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një tokë bujqësore anës rrugës.
Në mjet udhëtonin dy persona, një djalë dhe një vajzë, të cilët janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila po kryen veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Lini një Përgjigje