Shpërthimi në hyrjen e një pallati në Shkodër, identifikohet viktima

29 Dhjetor 2025, 12:30Kronika TEMA
Shpërthimi në hyrjen e një pallati në Shkodër,

Identifikohet emri i personit që humbi jetën pas një shpërthimi në hyrjen e një pallati në Shkodër.

Burime zyrtare bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Hysni Ymeri, 67 vjeç. Viktima mësohet se është banor i pallatit.

Ngjarja ka ndodhur në hyrjen e një pallati në lagjen “Manush Alimani”, rreth orës 10:10.

 

Lini një Përgjigje