Aksident në autostradën Tiranë-Durrës: Përplasen dy kamionë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

15 Korrik 2023, 14:39Kronika TEMA

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës: Përplasen dy

Një aksident ka ndodhur në superstradën Tiranë-Durrës. Mësohet se dy kamionë janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e forcës së madhe, njëri prej tyre është përplasur dhe me trafikndarësen e superstradës.

Fatmirësisht, raportohet se nuk ka persona të lënduar. Mirëpo, është bllokuar qarkullimi i automjeteve për disa minuta.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./abcnews.al

1 Komente

  1. A
    Altini

    Tirane-Durres nuk quhet autostrade. Aty ecet me max 90km/h. Quheni rruge expres a si te doni por jo autostrade.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje