Me 205 km/h në Rrugën e Kombit, gjobitet 40 mijë lekë drejtuesi i “Audi A8”

15 Korrik 2023, 10:30Kronika TEMA

Me 205 km/h në Rrugën e Kombit, gjobitet 40 mijë lekë

Policia rrugore njoftoi se gjatë 2 javëve të para të muajit korrik, shërbimet e Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë”, të pajisura me mjete logjistike bashkëkohore, ndëshkuan 144 shtetas që drejtonin automjetin përkatës, me shpejtësi nga 150 km/orë deri në 205 km/orë.

Një shtetas i cili udhëtonte me shpejtësi 205 km/orë me mjetin e tij tip “Audi A8”. në Rrugën e Kombit është konstatuar nga mjetet inteligjente të Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë” dhe është ndëshkuar me masë administrative 40 000 lekë të rinj dhe me masë plotësuese.

Gjithashtu: 35 shtetas kosovarë u ndëshkuan me masë administrative sa dyfishi i masës administrative që parashikon Kodi Rrugor dhe 9 shtetasve shqiptarë iu është pezulluar leja e drejtimit për periudha nga 3 deri në 12 muaj, si dhe iu janë zbritur nga 5 deri në 8 pikë nga leja përkatëse e drejtimit.

1 Komente

  1. k
    kaporal Pelegrini

    pse nuk ju hoq patenta ? pse nuk i sekuestroni makinen ? apo kur behet muti mullar e kur te mari nja 2-3 veta para atehere levizin policet e prokuroret

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje