Aksident tragjik në Peqin, 2 të rinj humbin jetën

31 Gusht 2025, 09:17Kronika TEMA
Aksident tragjik në Peqin, 2 të rinj humbin jetën

Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 02:00 në hyrje të qytetit të Peqinit në vendin e quajtur “Ura e Teqes”.

Mjeti tip “Golf ka dalë nga rruga dhe për pasojë dy persona kanë humbur jetën.

Të lënduarit fillimisht janë transportuar me ambulancë në spitalin e Elbasanit, por fatkeqësisht nuk mundën të mbijetonin si pasojë e plagëve të marra.

Viktimat janë  Gabriel Lluca 24 vjeç dhe Denis Korbi 24 vjeç, të dy banues në Peqin.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të rëndë dhe paraprakisht dyshohet se shkak i aksident është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.

 

4 Komente

  1. M
    Moj kasolle, ku na mblodhe.

    Aksident tragjik do ishte nqs do humbnin jeten njerez te pafajshem.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Etniku pa kompromis

      Sidoqofte vdekja e dy te rinjve pavaresisht shkakut eshte tragjedi.

      Përgjigjjuni
    2. J
      Josifi

      Në çdo aksident tragjik ka një arësye pse ndodhi por në këndvështrimin ligjor besoj se dhënia e lejes së drejtimit nga strukturat përkatëse kanë përgjegjësinë e tyre.Këtë dyshim nuk e hamendësoj por jam i bindur pasi rastet më kanë përballur me një pasiguri të frikshme kur udhëtoj me shofera të rinj.Gjithmonë kam meduar se dhënia e patentës sot në Shqipëri është kthyer në biznes.Lind pyetja,a ka përgjegjësi shteti për këto struktura të cilat në hije pasurohen me gjakun e shqiptarëve?Fëmijët tanë nuk duhet ta paguajnë me gjak papërgjegjshmërinë e atyre komisioneve që i japin lejet e drejtimit si diplomat e universiteteve me para.Si për ç'do rast opinioni publik është i pa ndjeshëm pasi shtëpia e tyre nuk kalon pragun e derës.Kjo duhet të na bëjë më të ndjeshëm pasi fasada e mikpritjes shqiptare s'fumohet kur ne nuk reagojmë për bashkatdhetarët tanë!

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xhoxhi

        O Josifi (o Cife ), po pse shkon aq larg e ja u ve fajin atyre qe japin patentat, nuk eshte ashtu si thua ti, jo se nuk marin para, por i ngelin disa here, qe te marin para e te piqen si shofere, por pse kemi kunguj ne qe ngasin makina seshte faji i tyre.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje