Zjarr pranë një lokali dhe karburanti në Pogradec, zjarrfikësit e policia në vendngjarje

30 Gusht 2025, 16:00Kronika TEMA
Zjarr pranë një lokali dhe karburanti në Pogradec,

Një sipërfaqe me bimësi është përfshirë nga zjarri. Zjarri i rënë ndodhet në afërsi të lokaleve dhe një pike karburanti, pranë fshatit Pojskë, në Pogradec.

Si pasojë për rreth 30 minuta është bllokuar qarkullimi i mjeteve në aksin Pogradec – Lin për shkak se zjarri ishte në afërsi të karburantit.

Ndërkohë autoritetet kanë ndërhyrë dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit ndërsa policia po menaxhon edhe qarkullimin e mjeteve.

Lini një Përgjigje