Stuhia këput kabujt elektrikë, zjarr në zonën përreth Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë

30 Gusht 2025, 16:45Kronika TEMA
Stuhia këput kabujt elektrikë, zjarr në zonën përreth

Stuhia e erës së ditës së sotme ka shkaktuar zjarr përreth Bazës Ushtarake të NATO-s në qytetin e Kuçovës.

Era e fuqishme ka këputur kabujt e energjisë elektrike dhe si pasoje e kësaj, shkëndijat e kabllove kanë rënë në kontakt me barin e shkurret e thata përreth pistës së aviacionit, duke shkaktuar zjarr.

Zjarri është përhapur me shpejtësi të madhe përreth zonës, i favorizuar nga era e fortë, duke rrezikuar edhe banesat e vilat që ndodhen përreth Bazës Ajrore, në fshatin Moravë.

Në vendngjarje, në ndihmë të forcave ushtarake të kësaj baze ajrore, kanë shkuar 20 forca zjarrëfikëse dhe 4 mjete të Repartit tē MZSH-së Berat.

 

4 Komente

  1. B
    Beni

    Jo „ kabujt „ por kabllot o gazetar i Temes, o injorant funksional, mësoni te shkruani shqip, shkoni ne shkolle .

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

      Ka pas pedagog Gjemarkun.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkollë me mik

        Është i njejti gazetar qe bën te njejtin gabim. Katunari. Sepse ai ashtu e ka mesuar nga gjyshi: "kabulli, prekurori, petagogu". Pastaj ke katunarët qe kane zënë plazhet ne Vlorë e poshtë, dhe lexon tabelën "Shazllona". Të bëhet sikur Shazua shet pantallona. Është edhe nje gazetar tjetër qe shkruan "shtëpi me qira", ne vend të ", shtëpi me qera". Me kujton Fifin kur thoshte tek Big Brother "ka ndezë baba qira", se nuk thoshte dot "ka ndezur baba qirinj". Opo lere. Nuk është per te qeshur. Keta masakrojne gjuhën shqipe.

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti25642654censurë

          "Është edhe nje gazetar tjetër qe shkruan "shtëpi me qira", ne vend të ", shtëpi me qera"deri këtu ishe shumë mirë,por me qiranë e ke gabim!!në shqip është Qira dhe jo Qera!!po të kërkosh në fjalorin e gjuhës shqipe do të gjesh të parën por jo të dytën!!nuk e di kush është Fifi,por "qira" me theks në "i" e thonë shqiptarët e kosovës!!shpesh tek ne,në jug,shkruhet "qera",dhe në një diskutim që pata me dikë ai më tha se "qi" nuk thuhet,prandaj duhet "qe"!ke të drejtë i thash!!ti duhet të jesh shqeptar,jo shqiptar,sepse tek shqiptari ka "qi" e nuk duhet të jetë mirë!!i thash se ndoshta i pëlqente të hante shalqe e jo shalqi!ky i fundit është dhe më keq!dhe shalë dhe qi??prandaj shalqe!të gjithë e masakrojmë ndopak por këta të kabullëve e kanë për detyrë ta shkruajnë në rregull!të paktën para se të publikohet të kalojë në duart e atyre që e kanë zanat gjuhën shqipe!!por mero duhet të nxjerrë fitimi maksimal,kështu që kursen në korigjimin gramatikor!!

          Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje