Aksident tragjik në Rrugën e Kombit, përplasen 2 automjete, vdes polici

16 Shtator 2023, 09:01Kronika TEMA

Aksident tragjik në Rrugën e Kombit, përplasen 2 automjete, vdes

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Rrugën e Kombit ku për pasojë ka ndërruar jetë punonjësi i policisë në Mirditë, Gëzim Lazdri ndërsa janë plagosur disa të tjerë.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e kësaj të shtune, në aksin Rubik-Rrëshen pas një përplasje të dy mjeteve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 07:20, në aksin rrugor Rrëshen-Rrubik, automjeti tip “Chevrolet” me drejtues shtetasin malazez M. F., është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin G. L. 56 vjeç, (efektiv policie pranë Komisariatit të Policisë Mirditë i cili sapo kishte lënë shërbimin dhe po kthehej në banesë).

Si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën punonjësi i policisë shtetasi G. L. Ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër shtetasi M.F., ndodhet në spital për ndihmë mjekësore. Paraprakisht, dyshohet se shkaku i aksidentit rrugor ka qenë parakalimi i gabuar në shkelje të rregullave të qarkullimit i automjetit tip “Chevrolet” që drejtohej nga shtetasi M.F.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe nën drejtimin e Prokurorit, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Lini një Përgjigje