Zbardhen detaje lidhur me operacionin e befasishëm që u zhvillua mesditën e djeshme në Elbasan. Sipas burimeve të "News 24", janë arrestuar 10 persona, të cilët akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim me forcë ndaj punonjësve të policisë.
Mësohet se në pranga kanë rënë:
Endri Doda
Ervin Cani
Akil Kërtusha
Blerim Heta
B.M
Maksim Suci alias Lika
Stefan Mehmeti
Ergys Tusha
Jurgers Mullahi
Hanson Mullahi
Ndërkohë raportohet gjithashtu se janë sekuestruar 3 armë, ndërsa një armë e katërt është larguar nga vendngjarja.
Operacioni u zhvillua në një nga lokalet e njohura të qytetit ne segmentin rrugor Elbasan Ish-Metalurgji dhe ka qenë rezultat i një hetimi të përqendruar mbi aktivitetin kriminal dhe posedimin e armëve pa leje.
Gjatë ndërhyrjes, disa nga të ndaluarit kundërshtuan me forcë arrestimin, çka ka çuar në përshkallëzim të situatës dhe përfshirjen e forcave të shumta policore.
Policia e Elbasanit ka bërë të ditur se hetimet vijojnë për të identifikuar nëse të arrestuarit kanë lidhje me ngjarje të tjera kriminale në këtë zonë apo më gjerë.
Lini një Përgjigje