Akuza për trafik droge, ish-truproja i Saimir Tahirit dënohet me 8 vite e tetë muaj burg

14 Dhjetor 2022, 11:49Kronika TEMA

Akuza për trafik droge, ish-truproja i Saimir Tahirit dënohet me 8

Dënohet me 8 vite e 8 muaj burg Hekuran Marku, ish-truproja i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Prokuroria kërkoi 12 vite heqje lirie për Markun, ndërsa Gjykata rriti me një vit dënimin, në 13, por ai përfitoi zbritje të dënimit me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar, duke u dënuar përfundimisht me 8 vite e 8 muaj.


Ai akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ndaj Markut nisën hetimet si pjesë e një grupi kriminal, bashkë me ish-truprojën tjetër të Saimir Tahirit, Agustin Dedën për të cilin ende zvarriten procedurat e ekstradimit.

Më 1 prill Marku u ekstradua nga Gjermania, për t’u përballur me GJKKO me akuzat e ngritura nga SPAK. Marku e Deda akuzohen se janë përfshirë në trafikun e drogës të zbuluar në kuadër të hetimeve nga operacioni i koduar “Shpirti”.

Teksa prej më shumë se një muaji kishin përfunduar konkluzionet e organit të akuzës dhe mbrojtjes së të pandehurit dhe pritej vetëm vendimi i togave të zeza të GJKKO-së, seancat e caktuara pothuajse çdo javë kishin dështuar, ndërsa këtë të mërkurë togat e zeza të Shkallës së Parë të Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosën dënimin e tij.

1 Komente

  1. U
    Universi shprsa ime

    Po KY mallin e Tahirit lëviste. Puntor. Tahiri kapo me pushtet miliarder arrest shpie.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje