
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar 5 qytetet që sipas tij janë në një situatë kritike për sa i përket krimit të organizuar, të cilat janë, Shkodra, Fieri, Vlora, Elbasani dhe Durrësi.
Sipas Hoxhës edhe pse situata momentalisht duke se është e qetë, më problematike vijon të mbetet Shkodra që sipas tij bandat kanë ende hesape të pa mbyllura mes tyre.
“Kemi një qetësi të rreme para furtunës. Kemi Shkodrën, që nuk është situata aq e qetë sa duket. Se situata është e ngrirë dhe jo e zgjidhur. Janë disa konflikte aty.
Policia dhe Prokuroria nuk ka reaguar. Vrasja e Bardhok Pllanës, Fatbardh Licit. Vrasja e xhaxhai dhe babai të Asmer Bilalit. Thjeshtë nuk dalin më aq haptazi në qytet por janë aty në pritje. Është e rrezikshme situata” tha Hoxha i ftuar në “ABC Live”.
Durrësi sipas Hoxhës vijon të mbetet problematik për shkak të luftës për të kontrolluar portin ku hyjnë kryesisht ngarkesat e drogës. “Durrësi kanë lëvizur ekuilibrat. Kanë dalë operatorë grupe të reja që kontrollojnë Durrësin. Nuk është aq e qetë situata. Fati i mirë është se krerët e grupeve janë jashtë, kryesisht në Dubai dhe nuk plasin konfliktet këtu” tha Hoxha.
Për sa i përket Elbasanit, Hoxha theksoi se konfliktet vijojnë, megjithëse duket sikur bandat kanë rënë në një qetësi. Sa i përket Fierit, Artan Hoxha tha se situata nuk është aspak e qetë, që nga vrasja e Demir Baçkës. Sipas tij ata brenda në Fier e dinë se kush e ka bërë, ndërsa policia ende nuk ka një autor.
Edhe Vlora sipas, Hoxhës është një zonë e kuqe për shkak të ekuilibrave në botën e krimit që lëvizin në herë pas here.
Ke ngel pa pune o Tan palloshi prej kohesh? Po therret per gjak...
Jo po do bjeri termet diku... Ky nuk ka ndryshim nga Cakua , ai i rrjedhuri.
jo mo jo, po shi neser pas ores dy a do bjere o Tance dhe ku? vish dhe nje minifund se te shkon shume e na parashiko dhe motin nashti
Ca koklope si gjithmone flet sikur i di te gjitha, ky duhet marre ne ndjekje penale, buf i flliqte.
O zot çfare idioti!
nje idiot i nivelit te larte po meqe ti qenke i informuar fundja shko ne prokurori ,beji trasnparente infot qe ke dhe o burra te parandalojme gjakderdhjet .......po ti sdi nje mut or mik ...vetem hamendje ,interpretime dhe komente pas pilafit kur eshte e lehte te lfasesh .....