U shkarkua nga vetingu, ish-prokurorja Antoneta Sevdari fiton gjyqin në Strasburg

13 Dhjetor 2022, 11:03Kronika TEMA

U shkarkua nga vetingu, ish-prokurorja Antoneta Sevdari fiton gjyqin në

Ish-prokurorja Antoneta Sevdari, e shkarkuar nga vetingu, ka fituar procesin me qeverinë në Gjykatën e Strasburgut.

Në vendimin e Strasburgut theksohet se në lidhje me rastin e Sevdarit ka shkelje dhe se shkarkimi nuk ka qenë proporcional.

Sevdari kaloi shkallën e parë të vetingut dhe u zgjodh anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, por u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Kundër shkarkimit të saj me herët doli edhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. 

Opinioni i vëzhguesit Ferdinando Buatier de Mongeot, i publikuar nga ONM si mendim pakice, vë në dukje se shumica në KPA që vendosi për shkarkimin e Sevdarit, nuk kishte prova dhe se përcaktimi për “deklarim të pamjaftueshëm” ishte bërë në interpretim të gabuar të ligjit.

Sevdari u shkarkua më 28 shkurt nga KPA me shumicë votash, pasi vendimi për konfirmimin e saj nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ishte apeluar nga Komisioneri Publik. 

Sipas vendimit të zbardhur relatori Sokol Çomo, kryesuesi Luan Daci, anëtarët Ardian Hajdari dhe Rezarta Schuetz votuar për shkarkimin e Sevdarit, me arsyetimin se kishte bërë deklarim të pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë dhe kishte cënuar besimin e publikut te drejtësia.

11 Komente

  1. A
    AX

    Strasburgu po aq i korruptuar sa dhe Ledi Bjanku i Saliut, Parlamenti European

    Përgjigjjuni
    1. S
      Suksese te metejshme

      Luan Daci që shkarkoi këtë zonjën në fakt u shkarkua edhe vetë. Dmth ata që nuk ishin parë akoma nga vetingu bëjnë vettingun për të tjere. Absurde!!

      Përgjigjjuni
      1. A
        AX

        Eshte shkarkuar pasi ka deklaruar me shkrim se nuk i faktonte dot te ardhurat e te shoqit ne Arabi Saudite, se kishte vdekur ish punedhensi. Me Dac pa dac, ky vendim i strasburgut eshte qesharak! Dokumentat e korrupsionit te kesaj nuk i ka sjelle Daci por ONM qe nuk e njef as kete e aq me pak Dacin qe permend ti.

        Përgjigjjuni
      2. p
        pilo lala

        Ketu jane anonime komentuesit. Kush e njeh veprimtarine e saj, mund te shkruaj cfare korrupsioni ka bere, ke ka falur, me ke bashkpunon.

        Përgjigjjuni
      3. d
        dmth Mafiozet e Huaj e duan Shqiperine cop

        Mafiozet e Huaj e duan Shqiperine te Korrurptuar e Degjeneruar ne cdo Institucion lol Kulmi i pafatyresise por mjaft e Kuptueshme per ne te gjithe . Kjo ka qen dhe mbetet Politika e Kurves Plake kunder Shqiperise . Ata kan mbeshtetr dhe mbeshtesin ne cdo kohe si dikur ne fillimet e Demokracise ne Shqiperi kur trimfoj Fan Noli e shalli Shqiperine shtet Demokratike _duke tentuar e sfiduar Boten Europiane ,te cilet e rrexuan Fan Nolin ne bashkpunim me Rusine e atehereshme Monarkiste dhe asnjerit mos t'i duket rastesi ,qe gjeten Sharlatanin e Matit dhe ne bene Mbret ! _Ja shikohini vfar bejne edhe sot se cilat forca mbeshtetsin qe nga salih berisha e ilir metaj e deri ke gjithcka eshte Antishtet per Shqiperine . Mos harroni At Gjergj Fishte n _te Madhin e me te Medhenjve te Shqiperise - KURVA PLAK - zanat i vjeter

        Përgjigjjuni
        1. A
          Asllani

          Pershendetje Antoneta. E verteta vonon, por nuk harron. Vendimi i padrejte e krejtesisht pa asnje fakte i marre ndaj teje nga nje trup gjykatesish, xhelos, hakmarres, teresisht te politizuar dhe mbi te gjitha te "vegjel" mori pergjigjen e merituar nga Gjykata e Strasburgut. Une isha i sigurte qysh ne krye te heres. Aty ne ate kenete, tere llum e balte, plot me gjarperinje, shushunja e mishkonja, ti ishe ndryshe, prandaj nuk te donin aty. Drejtesia u vendos. Ti ke qene, je e do te mbetesh perhere ballelarte. Je nje person i vecante, heroine. Jam krenar qe mbaj dhe une mbiemrin tende Sevdari. Nga Italia Asllani.

          Përgjigjjuni
          1. H
            Haku

            Njeri nga dy institucionet, genjen. Kush do e mbaje turpin. A duhet te kihet me besim tek keta..!?

            Përgjigjjuni
            1. l
              lexues

              Pa folur per pagesen e hapjes se gjygjit,pagesen e avokatit ,shpenzimet e avionit hotelit ushqimit,blerjes se brekeve te gjitha keto tregojne se kjo gjygjtare eshte komplet e korruptuar ku i gjeti gjithe keto meleona.Ptu.

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gjoni

                E vetmja promurore e pakorruptuar vertet! Nuk di si I e beri Comua kete relacion. E gjete te vertete Antoneta, te lumte!

                Përgjigjjuni
                1. e
                  elton

                  Keto ndyresira kane vjedhur aq shume sa paguajn avokat nga me te shtrenjtit.

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bajram Musaku

                    Elton ajo ka fituar ne Strasburg jo ne Kukes apo Lushnje dhe komenti yt tregon se ndyresire qenke ti dhe jo ajo . Shporru muti i mutit

                    Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje