Sekuestrohen rreth 2 mln euro pasuri të Admir Muratajt, i kishte në emër të gruas

12 Dhjetor 2022, 17:59Kronika TEMA

Sekuestrohen rreth 2 mln euro pasuri të Admir Muratajt, i kishte në

Policia ka sekuestruar pasuritë e Admir Muratajt, që mbeti i vrarë pas grabitjes së ndodhur në aeroportin e Rinasit në vitin 2019.

Pasuritë janë në emër të bashkëshortes së tij, Albana Alidhima (Murataj), 47 vjeçe, banuese në Tiranë dhe kapin një vlerë prej rreth 2 milionë eurosh.

Më konkretisht janë sekuestruar një apartament dhe dy garazhe, në rrugën “Mihal Grameno”, Tiranë, një apartament në Sarandë dhe një sipërfaqe toke (pemëtore), në Mjull Bathore.

“Sekuestrohen pasuri të paluajtshme, me vlerë rreth 2 milionë euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale.

Në kuadër të procedimit penal për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, referuar nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, u zhvillua operacioni policor i koduar “Relative”.

Në zbatim të këtij procedimi, u bë ekzekutimi i vendimit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të paluajtshme në ngarkim të shtetases A. A. (M)., 47 vjeçe, banuese në Tiranë.

Në zbatim të këtij vendimi, u bë sekuestrimi i pasurive të paluajtshme, vlera e të cilave arrin rreth 2 milionë euro, konkretisht:

1 apartament dhe 2 garazhe, në rrugën “Mihal Grameno”, Tiranë, 1 apartament në Sarandë dhe një sipërfaqe toke (pemëtore), në Mjull Bathore.

Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga bashkëshorti i shtetases A. A.(M.), shtetasi A. M., i cili ka mbetur i vrarë gjatë grabitjes së një shume të konsiderueshme parash, në Rinas, në vitin 2019.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar pasuri të tjera që kjo shtetase ose familjarët e saj mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë”, njofton policia.

4 Komente

  1. H
    Hajt, një bije, asnjë nuk çohet...!!!

    Putana, duket në foto, si katunar diversant i kapur, i friksuar dhe i habitur i kohës së Kadri Hazbiut. Me siguri që vjen nga kopshti zeologjik i maleve tëTropojës. hahahahahaha, shoku i tij i bjen burisë - karaduza n'kokerr t'shpins....!!

    Përgjigjjuni
    1. r
      rameti

      trapat e shqiperise..dhe ushtret mezi po kapni...

      Përgjigjjuni
    2. M
      Muli Noka

      edhe majmuni me i shemtuar duket king para ketij. sa fytyra te poshtra bejne pasuri ne shqiperi.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Andi Bushati from wish.com

        Fytyra e tij, si Andi Bushati from wish.com

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje