Kryetarja e KLGJ-së: Në shkurt do kemi rezultatet e hartës gjyqësore

13 Dhjetor 2022, 12:00Kronika TEMA

Kryetarja e KLGJ-së: Në shkurt do kemi rezultatet e hartës

Kryetarja e KLGJ-së, Nureda Llagami tha se në 4 vjet trupës gjyqësore i janë bashkuar 80 gjyqtarë të rinj.

Këtë deklaratë ajo e bëri në konferencën “Drejt ekselencës gjyqësore”, ku ishte e pranishme edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.

"KLGJ ka punuar në mënyrë proaktive në përgjigje të kërkesës për burime njerëzore në sistem. Në 4 vjet trupës gjyqësore i janë bashkuar 80 gjyqtarë të rinj, të parët që kanë kaluar me integritet testin e pasurisë dhe integritetit. 

Krahas gjyqtarëve, KLGJ i ka kushtuar një vëmendje të veçantë edhe administratës gjyqësore. Rritja e numrit të administratës gjyqësore është pasuar edhe me një rritje të shërbimit në gjykata. Pavarësia dhe llogaridhënia duhet të jenë dorë më dorë së bashku”, u shpreh Llagami.

Më tej ajo nënvizoi se në shkurt do të shihen rezultatet e prekshme të hartës së re gjyqësorë, teksa tha se do të krijohet Gjykata e Apelit në Tiranë, e cila do të jetë e përqendruar për gjithë Shqipërinë.

‘Në shkurt 2023 do shohim rezultatin e parë dhe të prekshëm të hartës së re gjyqësore, pasi do të krijohet Gjykata e Apelit në Tiranë”, tha Llagami.

Lini një Përgjigje