Sulmi me armë në 2017 ndaj Dash Gjokës, estradohet nga Spanja Enkel Kërtalli

13 Dhjetor 2022, 11:18Kronika TEMA

Sulmi me armë në 2017 ndaj Dash Gjokës, estradohet nga Spanja

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar ditën e sotme nga Spanja.

Enkel Kërtalli, 37 vjeç, sipas policisë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Ngjarja për të cilën akuzohej i riu ka ndodhur në gushtin e vitit 2017 në Durrës ku së bashku me të vëllain, shtetasi Enkel Kërtalli se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me drejtues shtetasin Dashamir Gjoka.

Burimet e policisë, thanë se më 22 shtator 2017, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj 37-vjeçarit për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

I ekstraduari së bashku me vëllain e tij kanë qëlluar në xhamin e parë dhe në pjesën e derës së mjetit të blinduar tip Mercedez- Benz me 27 plumba, me të cilin po udhëtonte Dashamir Gjoka me fëmijët.

Enkeli Kërtalli rezulton i dënuar më herët nga gjykata për veprën penale të moskallzimit të krimit, për një tentativë vrasje.

Më 23 gusht 2013, dy atentatorëve u është bërë edhe një atentat mafioz në Shijak. Ngjarja dyshohet se kishte si motiv hakmarrjen pasi i ekstraduari nga spanja dhe një person tjetër janë akuzuar si autorë të vrasjes së një kosovari në Zvicër në vitin 1999 si dhe për vrasjen e një të riu nga Shijaku në Torino në vitin 2000.

Lini një Përgjigje