
Policia greke ka zhvilluar dy operacione anti-drogë që u zhvilluan në Athinë dhe u sekuestruan mbi 82.5 kg marijuanë, ndërsa në pranga ranë dy shqiptarë.
Policia greke gjatë kontrolleve në banesën e një prej shqiptarëve, (46 vjeç) në qendër të Athinës u gjetën 61 pako që përmbanin 54 kg 410 gram marijuanë, 1 peshore dhe 2 celularë.
Ndërkohë në Nikea, në banesën e një shqiptari 36 vjeç u gjetën dhe sekuestruan 5 pako që përmbanin 28 kg 110 gram marijuanë, 1 peshore dhe 1 telefon celular.
Ndërkohë që gjatë kontrollit në një banesë të dytë të tij në Nikea i’u gjeten dhe sekuestruan 10 gram marijuanë.
Do thone Ordineret tashti Me siguri "kane qene kosovare" se ato merren me droge dh e " Greqia eshte e mbushur me kosovare