
Prokuroria e Fierit kërkoi 23 vjet burg për shtetasin Ilirjan Zeqaj, i akuzuar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në shtator të vitit 1998 në fshatit Cakran ku mbetën të vrarë vëllezërit Gramos dhe Shkëlqim Llanaj.
I akuzuari për ngjarjen, ndodhet në Angli dhe po përballet me një proces ekstradimi drejt Shqipërisë, ndërkohë që në Gjykatën e Fierit është mbyllur procesi gjyqësor ndaj tij, për akuzën “Vrasje me Paramendim” të kryer në bashkëpunim.
Pak ditë më parë prokuroria lexoi pretencën përfundimtare ndaj Ilirjan Zeqaj, duke i kërkuar Gjykatës së Fierit deklarimin fajtor dhe dënimin e Zeqaj me 23 vite burgim.
Verdikti i gjykatës pritet të jepet gjatë javës që vjen ndërsa në dosjen hetimore flitet për një zinxhir ekzekutimesh të kryera në fshatin Cakran, sagë kjo e nisur me vrasjen e një fëmije 9 vjeçar.
Autori i vrasjes së fëmijës Ëngjëllush Zeqaj ka qënë Santiliano Llanaj, nipi i dy viktimave Ilirjan alias Leonard Llanaj dhe Gramoz Llanaj që në vitin 1998 mbante detyrën e punonjësit të policisë.
Santiliano, në kohën e kryerjes së krimit është arrestuar dhe më pas dënuar nga gjykata. Por në dosjen hetimore thuhet se vetëm tre ditë pas këtij krimi të shëmtuar, dy vëllezërit Ilirjan Zeqaj dhe Jetnor Zeqaj, kanë ngritur një pritë me automatik dhe mitroloz të lehtë, duke ekzekutuar në mes të rrugës dy xhaxhallarët e Santiliano Llanaj, shtetasit Gramoz dhe Shkëlqim Llanaj.
Për krimin e rëndë, të ndodhur para 24 viteve, policia në atë periudhë mundi të arrestojë vetëm Jetnor Zeqaj, i cili u dënua me 25 vite burgim.
Ndërsa vëllai tjetër autor në këtë krim, arriti të largohet duke ju fshehur drejtësisë. Ilirjan Zeqaj, në fillim të muajit Tetor 2022, u arrestua në Londër dhe aktualisht ai ndodhet në një proces gjykimi me qëllim ekstradimi në Shqipëri, raporton Ora News.
Prej 24 vite me rradhë, ai i shpëtoi drejtësisë duke përdorur disa emra si Leonard Zeqaj apo Klemend Zeqaj. Mediat britanike treguan se pas lirimit të dyshimtë nga gjykatat në Shqipëri ai kishte arritur të hynte ilegalisht I fshehur në një kamion në Britaninë e Madhe.
Ca zgjidhi? U ringjall i biri?
Fiks ate do thoja, jam shume kunder gjakmarrjes, por ndonjehere, dhimbja e madhe gjaknxehteia te ben te humbesh arsyen dhe te duash te marresh hak per humbjen e madhe, ama duke vrare vrasesin jo duke vrare njerez qe nuk kane lidhje me krimin, le te jene keta edhe prinderit e vrasesit apo binjakut monozigote. Eshte komplet jashte cdo logjike, perhap me shume gjak edhe gjakmarrje, behesh vrases dhe pergjegjes per jete te tjera, i hap fusha te tjera gjakmarreje familjes tende, dhe cfare eshte me e rendesishme, djali yt nuk kthehet me... Aspak logjike, aspak njerezore.
Hakmarrje pa tru. Edhe vetë vrasesin të kishte hequr qafe, nuk do kishte fituar gje. Por ata dy djemte? I ka vrare kot fare. Normalisht vetegjyqesia ka kuptim kur nuk ka rruge tjeter per t'u denuar fajtori, dhe drejtesia nuk vepron. Por te vrasesh njerez të tjere nga familja e fajtorit, është shumë primitive, dhe na çon dy mije vjet mbrapa.
Ca jane mor keta ftyra te egra e te kqia dhe kta tipa ordinera thon per ne te Kosoper ne se jena" te poshter" Faqja e zeze e turpi i dynjase. Por veq kurr nug ngatrroj shumicen e Shqipnise me kesi horrash ordinere qe vec dine me sha Kosoven. Rroft Shqipnia e Kosova