
Altin Dumani ka marrë zyrtarisht detyrën si kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), këtë të hënë.
Në prezantimin tij, në krah të Dumanit ishte dhe Arben Kraja, i cili e përfundoi mandatin pas 3 vitesh, si dhe Alfred Balla, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).
Dumaniu zgjodh në krye në SPAK-ut më 16 dhjetor, ku mori 5 vota nga anëtarët e KLP-së. Ndërsa, kandidatët e tjerë, Edvin Kondili dhe Adnan Xholi, morën respektivisht, 4 dhe 1 votë.
Kur u pyet se pse vendosi që të jetë pjesë e SPAK-ut, Dumani u përgjigj duke thënë se ka lënë menjënanë komoditetin e Prokurorisë së Apelit dhe do t’i përkushtohet luftës ndaj krimit.
Lini një Përgjigje