Andi Bushati: Banditët më të mëdhenj lëvizin të lirë në Tiranë, i lejon policia

20 Shtator 2022, 19:19Kronika TEMA

Andi Bushati: Banditët më të mëdhenj lëvizin të

Analisti Andi Bushati thotë se prokuroria nuk mund të pengojë gazetarët për të publikuar lajme që janë në interes të publikut.

Në emisionin “Sot” në “Euronews Albania”, Bushati u shpreh se nuk është sekret shtetëror, fakti që policia i lejon banditët më të mëdhenj të lëvizin të lirë në kryeqytet.

“Nuk i takon autoriteteve shtetërore, drejtësisë, prokurorisë mbi të gjitha, të bëjnë rregullimin e mediave. 

Janë mediat ato që vendosin, çdo gjë që është në interes të publikut, i duhet dhënë publikut, pavarësisht se herë pas herë mund të duket sikur bie në kontrafiktë me arsyen shtetërore, me interesat e qeverive.

Kjo që unë po them është e vlefshme për raste shumë më flagrante sesa ky i tanishmi. Unë nuk e kuptoj se çfarë sekreti ka për një gjë që e dinë të gjithë. 

Banditët më të mëdhenj të këtij vendi, policia e di ku janë dhe i lejon të bredhin mes kryeqytetit të lirë”, theksoi ai.

Prokuroria e Tiranës ka marrë vendimin që të dhënat të cilat bëhen publike nga autorët të cilët qëndrojnë pas sulmeve kibernetike, nuk duhet të publikohen më tej nga mediat.

6 Komente

  1. D
    Drejtësia

    Per sekretet hetimore ka ligje, o idiot, dhe sekretin hetimor nuk mund ta nxjerre dot askush pervec te semureve mendore si puna jote.

    1. H
      Hajde are te te tregoj babain

      Per ç'sekrete hetimore flet nese i lexon gjithe bota me perjashtim te shqiptareve ne Shqiperi?

    2. G
      Gjak komunist ..Gene Komunisti ..

      Habi si e marin neper Studio kete pacavure ..

      1. A
        Arian

        Po thuaj ndonjë emër mor pis burrë.

        1. A
          Andi bushati kryetar i te persekutuarve te bllokut

          Nipi ballistit ali beja bej aliu,do te ndaloj filmat dhe veprat e soc,dhe nuk nxjer ligj qe nipi kriminelit hysni,dhe cuni sigurimsit te dekuruar nga ilir hajduti,te mos dal ne cdo tv dhe te na caj menderen per dhjerokracine. Si thoshte gjyshja e jetij eunukut,cfare te beja me pare te qaja hysniun apo te pushoja saliun

          1. c
            ceni

            Jo vetem qe levbizin lirshem neper Tirane por marrin edhe pjese neper panele te dritareve te kazanit mediatik!jane shtuar shume e po luftojne per jete a vdekje sepse u mbyllet burimi i fitiùmeve.Nje nga ata je dhe ti or kopil i bllokut!

            Lini një Përgjigje