Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për biznemsenin turk, Faruk Fatih Ozer i cili ka kryer mashtrime qindramiliona euroe me kriptomonedhat.
Apeli nuk ka pranuar këkesën e tij për ndryshimin e masës së sigurisë, nga “Arrest me burg” në “Detyrim paraqitje”.
Gjatë seancës së sotme, përmes avokatit të tij, Faruk Fatih Ozer ka pretenduar se nuk është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, as i skeduar në Turqi për aktivitet kriminal.
Avokati i tij ka deklaruarë se Ozer shtë një person me arsim të lartë, dhe se vendimi me burg duhet zbutur duke e lënë në detyrim paraqitjeje sa herë që Gjykata ta kërkojë.
Sakaq, nga ana tjetër, prokurori i çështjes ka deklaruar se ndaj tij ka një hetim në shtetin turk dhe se është në kërkim ndërkombëtar për vepra penale, duke thënë se nuk mund të ndryshohet masa e sigurisë, duke e lënë në burg.
Në seancë kanë qenë dhe përfaqësues të ambasadës turke.
Faruk Fatih Ozer u arrestua më 30 gusht pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim që prej një viti nga Turqia.
Ky avokati qenka shume budalla nese ky argument eshte i vertete. Jam avokat ne SHBA dhe kurre nuk do ma merrte mendja te argumentoja lirimin e nje personi sepse eshte me arsim te larte dhe nuk mund te jete i rrezikshem. Ky idioti nuk e ditka qe krimet per te cilat akuzohet ky personi behen nga njerez me "arsim te larte". Mashtrimet dhe vjedhjet me te medha behen nga ata qe punojne me para.