DEA solli informacion se "Banaking" trafikon kokainë/ Gazetari: Kompania vazhdon punën, bën reklama qindra mijëra euro në media

20 Shtator 2022, 10:12Kronika TEMA

DEA solli informacion se "Banaking" trafikon kokainë/ Gazetari:

Ditën e djeshme, hakerat iranianë kanë publikuar emailet e ish- drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ndër të cilat një komunikim nga një zyrtar i DEA, që jepte informacion për trafikun e kokainës nga kompania Zico sha, e njohur si Banaking. 

Policia shqiptare edhe pse e ka ditur këtë fakt, duket e se nuk ka marrë masa, pasi kjo kompani ka vijuar e pashqetësuar aktivitetin. 

Neritan Sejamini, i ftuar në emisionin "Të Paekpozuarit", tha se këto publikime po na ndihmojnë të kuptojmë punën e policisë. 

Neritan Sejamini: Marrim përshembull Banaking. Kjo kompani vazhdon punën edhe pse është kapur me drogë. 

Bën reklame, paguan media (TV Klan) me qindra mijëra euro. 

Ku ta gjejmë që ka një informacion të tillë dhe mos ketë më pikë dyshimi, që bën trafik kokaine nga Amerika Latine. 

Të shohim a do të vazhdojë reklama nëpër media.

Enton Abilekaj: Mund të jetë një nga arsyet përse DEA ka ardhur në Shqipëri me zyrën e vet! 

5 Komente

  1. A
    Ali Peza

    Si rregull kur ne nje mjet gjindet kontrabande konfiskoket i gjithe mjeti,subjekti mbyllet pergjithmone.Nuk e kuptojme si ka mundesi e disata here!?.Ndoshta ndajne gjene.

    1. N
      Nik

      Sa te rroje Aleksander Frangaj ne Shqiperi nuk do te kete qetesi!

      1. F
        FCB

        Po Ardit Gjebrea eshte VIP, nuk ja sekuestron dot askush aktivitetin e suksesshem familjar.

        1. F
          FCB

          Po Ardit Gjebrea eshte VIP, nuk ja sekuestron dot askush aktivitetin e suksesshem familjar.

          1. E
            Edlira

            Gledis Nano ...tani qe i del komunikimi me DEA-n (dhe mosreagimi kundrejt Banaking ne pah!),kuptohet qartazi qe krimit i eshte hapur drita jeshile "nga lart". Policia/Shteti eshte e paralizuar nga politikanet ne pushtet. Jemi kthyer ne kënete...rrini kafeneve,se mire jua bejne! Popull-dele.

            Lini një Përgjigje