Prokuroria ka paralajmëruar mediat se do të ndiqen penalisht ato që kanë nxjerrë email-et dhe dokumentet e klasifikuara si sekret të ish-drejtorit të Policisë Gledis Nano, të nxjerra fillimisht ditën e sotme nga grupi i hakerave "Homeland Justice”.
Policia bën me dije se Prokuroria e Tiranës ka vendosur sot ndalimin e publikimit të çdo të dhëne të botuar nga autorët e sulmit kibernetik.
"Prokuroria ka vendosur që asnjë e dhënë e botuar nga autorët e sulmit kibernetik të mos publikohet nga mediat audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale apo në çdo formë të publikimit apo transferimit të të dhënave që postohen nga autorët e këtij sulmi kibernetik mbi sistemin TIMS të Policisë së Shtetit" thuhet në njoftimin e Policisë.
Njoftimi:
Në zbatim të vendimit të prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, të datës 19.09.2022, për sekuestrimin e të dhënave, në kuadër të procedimit penal Nr.5430 të vitit 2022, për veprat penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve” bëjmë me dije mediat dhe opinionin publik se:
Me vendimin e datës 19.09.2022, Prokuroria ka vendosur ndalimin e publikimit të çdo të dhëne të botuar nga autorët e sulmit kibernetik, vendim ky në zbatim të nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale “Ndalimi i publikimit të aktit”.
Prokuroria ka vendosur që asnjë e dhënë e botuar nga autorët e sulmit kibernetik të mos publikohet nga mediat audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale apo në çdo formë të publikimit apo transferimit të të dhënave që postohen nga autorët e këtij sulmi kibernetik mbi sistemin TIMS të Policisë së Shtetit.
Prokuroria ka ngarkuar Njësinë C për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA) dhe Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), që të grumbullojnë të gjithë informacionin e deritanishëm dhe të ardhshëm të të dhënave objekt sekuestrimi.
Në rast të shkeljes së këtij vendimi nga cilido, Njësia C për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit do të nisë menjëherë hetimin në kuadër të procedimit penal Nr.5430/2022, për vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës.
Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e mediave dhe të opinionit publik, pasi publikimi i këtyre të dhënave cënon rëndë rendin publik dhe sigurinë kombëtare.
Askush nuk ka te drejte te publikoje ndiqesh penalishte eshte njesoje sikur dikush harron ne tren nje cante me documente secret dhe ti shkone i publikone ketu nuk kemi te bejme me fjalen e lire por me nxjerje secreti qellimi i hakerit ky eshte qe materialet te publikpen per te krijuar anomali dmth gazeta bene lojen apk bie ne lojen e hakerit
Boll ti ore krimb i qelbur qe zvarritesh ne te pegerat e hajdutit Rama Ato te dhena i gjen kushdo Online dhe kjo qe thote Prokuroria eshte tamam si prokurroia e Korese se Veriut Qeveria e funderines morale ,hajdutit Kryeminister qe e ka mbushur policine me bandite e trafikante droge, tani na nxjerr dhe ligje kunder Lirise se Fjales U diskretitua fare kjo qeveri qelbesire ,e lidhur me kriminelet qe vetem vjedhdhe i sherben Serbise azgje tjeter nuk ben
Duke filluar nga gazeta idiote Tema. Pa etikë, pa përgjegjësi, pa u menduar se cafrë dëmesh krijon. Katastrofë.
Ha debat kjo...Mediat kane detyrim moral te mos i publikojne dhe mbajne pergjegjesi morale per te kunderten. Nga ana penale prokuroria i rruan leshte mediave sepse liria e fjales percaktohet qarte ne kushtetute keshtu qe ato urdherat e prokurorise jan eper perdorim rregulloreje te brendshme po nuk do kishte gjykate me tru ne koke qe te mbeshtese prokurorine ketu. Jane komplet gabim madje mund edhe te paditen per shkelje te te drejtave me keto presionet qe publikojne. Per me shume...Kshu eshte kur gafurresh "nuk ka dale asnje informacion" dhe e verteta eshte krejt ndryshe!
Te dhjefsha shtetit. Shtet qe pushtohet nga hakerat. Jam i sigurt qe hakerat kane dhe llogarite bankare te shqiptareve.Shume shpejt shqiptaret do te humbin rrogat dhe pensionet e tyre. Pandeli Majko ka pergjegjesine kryesore i cili sa here merrte takim me Muxhahedinet kercenonte dhe Iranin me lufte. Duke deklaruar po ashtu qe se shpejti bashke me Muxhadinet do te haje akullore te Teheran
E io. Te thuash te dhjefsha shtetin ku jeton dhe je rritur, eshte njesoj sikur te dhjesesh ne fytyren tende. Por per njerez pa identitet kombetar kjo nuk perben problem. Mos harro o i pa fytyre se po dhjeve shtetin tend ,kudo qe te shkosh do te te dhjesin ne fytyren tende te dhjere qe ne lindje.
Prokuroria? Pse ka prokurori në Shqipëri?
Keto dokumenta cenojne Jo rendin publik,por rendin e kryekomandarit dhe shpures se tij. Po u publikon ne media do dali.lidhja e tij me krimin. Thjesht si e hoqen Nanon tregon qe skenderbeut I Ka ngel hatri.pse AI Ka zbuluar ndonje gje. Thjesht Amerika do vej demokracine e saj ne shqiperi,sipas tekave te saj. Normal NE jemi koloni. Me siguri keto dokumenta sekrete I Ka nxjerre putini SE e Ka hale ne sy arritjet demokratike te rames
Urdhri eshte pa firme. Nuk vlen. Thjesht presion. Edhe sikur te ishte me firme nuk vlen. Duhet vendim gjykate. Ti rruajne trapin mediave. Rama ska bythe te dali vete se i leshohen Shba Be e ben te tilla skema te ndyra. Diktator tipik.