“Plehrë, dil nga zyra, mos ta shoh surratin”, zbulohet sherri mes dy drejtorëve të Policisë

19 Shtator 2022, 16:41Kronika TEMA

“Plehrë, dil nga zyra, mos ta shoh surratin”, zbulohet sherri

Ditën e sotme hakerat të cilët sulmuan adresat zyrtare të institucioneve shqiptare dhe titullarëve të tyre, kanë bërë publike edhe e-mailet e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Në një nga e-mailet e mbërritura në adresë të Gledis Nanos ka qenë dhe një ankesë ndaj një oficeri në drejtim të eprorit të tij pasi kishte përdorur gjyhë fyese.

Më konkretisht shefi i sektorit ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Haxhi Bala, i ankohet Nanos se gjatë një bisede me drejtorin e Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika, në zyrën e këtij të fundit, ishin përdorur tone të larta dhe fyese nga ana e titullarit.

Sipas asaj që shkruhet në e-mail, Bala thekson se një ditë është thirrur në zyrë nga Panganika, për tu sqaruar në lidhje me disa praktika për nënshkrim.

Pas një bisede të gjatë dhe të tensionuar mes Balës dhe Panganikës, ky i fundit është nxehur dhe e ka fyer duke i thënë: “Plehrë, dil jashtë nga zyra, mos të ta shoh më surratin”.

E gjithë kjo situatë sipas Balës ndodhi vetëm pse ai i kishte kërkuar eprorit të tij që të mos e lodhte disa herë me të njëjtën pyetje, për të cilën kishte marrë përgjigje.

“Drejtor po me lodh, unë i thashë jam asistenti yt i drejtpërdrejtë për shërbimet qe mbuloj dhe drejtoj. 

Nëse nuk ekziston besimi, ma thuaj te bej kërkesë dhe te iki. Kaq ishte dhe shpërtheu, me fyerje”.

Kështu i shkruan Bala në e-mail ish-drejtorit të Përgjithshëm Gledis Nano, gjatë kohës që ky i fundit ishte ende në detyrë.

Ndërkohë më tej Bala në e-mailin drejtuar Nanos i kërkon këtij të fundit transferimin në një zyrë tjetër pasi e kishte të pamundur të vijonte punën normalisht me drejtorin aktual.

17 Komente

  1. V
    Vito i Orneles se Varuzhanit

    Sa here ju kam thene qe duhet shkarkuar Lorenc Panganika si oficer policie i sponsorizuar nga krimi. Ju eshte dukur sikur e kam personale.

    1. R
      Raimond vlonjati

      U diskretituan fare , Qeveria e hajdutit Rama --Si ka sy e surrat qendron akoma ne zyre ky palaco qe e ka mbushur Policine me rrugecer e kriminele

      1. N
        Neri

        O Mondi po i bie cyles ne nje vrime.Kur e shikon qe nuk te degjon njeri nderroje melodine ose pseudonimin se behesh i bezdishem.

        1. r
          replike per suflllaqe Neri.

          Simbas teje e verteta eshte e besdiseshme ? Simbas teje e verteta eshte nje vrime e cyles ? Thuaj qe je ne merak per humjen sufllaqeve sepse dinjiteti yt ka ikur ne landfillet e Shqiperise.

    2. D
      DAMIAN termeti drejtesise

      TEMA Pse nuk botoni te plote Ankesen e oficerit e burgut Vlore drejtuar KM ku shqiptaret te shohin se sa e ruan KM per faktet lemeresese qe jepen aty. Per nje legen zvminister qe terrorizon shkb e vazhdon akoma ne detyre Per nje drejtor i akuzuar per trafik droge me miliana euro pasuri ne mes te TR por pa hetim pasuror qe pretendon se i ka dhene qi dra mijra euro damian gjiknurit e ska bythe asnje minister te meret me te. Por mashtroni sherr mes dy drejtoreve kur vetem Panganika eshte drejror e ai tjetri nuk eshte drehtor

      1. b
        budalleqe

        eprori i ka then ndoshta nji te vertete vartesit -plehr dil nga zyra ! cfar ka ktu per e -mail . mesoni te suportoni te verteten shok kapterra

        1. p
          polici pa grada

          Hahaha po qe se Paganika eshte cuni i Kicos dardha nen dardhe do te bjere

          1. V
            Vito i Orneles se Varuzhanit

            Eshte dhe kushuri i pare me Fat Kucin ate qe vrau turistin rus ne Himare

            1. m
              max

              po babai Kiço dhe kushuriri Fat???? sikur nuk shkon o "Vito" !!!!

          2. L
            Lala

            Cuni I vogël I Kiço Panganikos është ,policit rrugorë të kohes komunizmit.

            1. T
              Taulant

              Faktet tregojn qe Rama e ka shnderruar shtetin ne nje grup te strukturuar kriminal.

              1. m
                mos me keqkuptoni thjesht nje opinion

                ca jane keto karlliqe ne kemi pare kta me xhama te zinj duke degjeneruar policet e sharje nga ropt kto sjane asgje para ktyre sherreve burre e grua o bij - by gledis kari

                1. S
                  Shqipe

                  O Bali te hengert tenja se e ke te keqen brenda…

                  1. m
                    mond

                    keto nuk jane lajme por tituj per tu klikuar, ....i tha,...me tha.... etj ...etj... dhe eshte ankesa e nje zyrtari te "ekonomise" te policise ndaj eprorit te tij, qe me sa duket nuk i ka pelqyer shume kerkesa e llogarise dhe shperson te rehabilitohet nga kryeeprori, sa per ofendimet asnjeri nuk mund ta vertetoje se cfare dhe si eshte zhviluar biseda, kurse biografite e oficereve bejini ne "mbledhjen e organizates" dhe kerkoni llogari pse jane ne poste ata me "biografi te keqe"!!!!!

                    1. F
                      FCB

                      Pune patronazhistesh, se shtetin e paska more Irani per ca kohe.

                      1. D
                        D.Didani

                        O Zot ku arriti Shqiperia! Po heqin breket neper gazeta!!Turp!! Nuk mbeti gje pa dal neper gazeta!!!

                        1. E
                          Entoni

                          Ky babale që meret me spiunlliqe, e kanë si fis dhe në karakter. Këto janë ca plera që kan mbetur rrënxave të komisariateve ku, nuk bëjnë punën për të cilën detyrohen ta bëjnë, por bëjnë punën e eprorëve politikë jashtë komisariateve. I tillë është ky fëlliqësira për ata që se njohin, por për ara që e njohin, ky është patrozhanisti i orëve të para të berishës me mbiemrin bala. Bala një provokues dhe shantazhues, halabak, dekonspirues në punët e hetimeve. Vetingu duhej filluar nga këto halera që ngatërrojnë punë, jo më të kryejnë punë për punë. Tashti me rrumbullakun bala babala ndihet mirë, sepse janë të njëjtët me bindjet e babait të tyre shpirtëror berish sali ram viçidolli. Degjenerimi i këtij dikasteri mbetet se brënda saj akoma punojnë të infiltruar të partive, ku më parë informacioni shkon tek krimineli se sa tek zyra operative. Komisariatet qelben erë nga njerëz pa ideal të punës, por për interesa të ngushta me njerëz të skeduar për krime, këta janë të lidhur me fise.

                          Lini një Përgjigje