Kush e ka radhën? 6 vrasjet që tronditën ‘kryeqytetin e veriut’, në vetëm pak muaj

19 Shtator 2022, 10:52Kronika TEMA

Kush e ka radhën? 6 vrasjet që tronditën ‘kryeqytetin e

Erjon Xhenja ishte duke pirë kafe, ndërsa u qëllua nga autorët që po lëviznin me motoçikletë qëlluan me breshëri plumbash duke e lënë të vdekur në vend. Rreth 500 metra larg vendit të ngjarjes, në lagjen 'Guerile' është gjetur duke u djegur motoçikleta së bashku pistoletën që dyshohet se i përket autorëve.

Shkodra është kthyer tashmë sipas statistikave si ‘qendra’ e vrasjeve në Shqipëri, duke e kthyer ‘kryeqytetin e veriut’ në përplasje mes bandash si Palermo e Italisë dikur.

Në vetëm pak muaj në këtë qytet kanë ndodhur 6 vrasje, të cilat kanë prekur edhe njerëz të cilët nuk kanë lidhur me botën e krimit. Por lidhja me të afërmit e tyre apo miqësia me persona me precedentë penalë I ka kthyer në shenjestër të ekzekutimeve.

2 shtator, Ismet Çekorja ekzekutohet nga bandat e këtij qytetit për shkak të ‘problemeve’ që kishte djali i tij, Bajram Çekorja.

Ismet Cakorja doli për mediat, ku mohoi faktin se djali i tij është i përfshirë në ngjarjen për të cilën akuzohet. Dalja e tij për mediat duke kërkuar drejtësi për djalin duket se ishte edhe një ndër motivet, që çuan në ekzekutimin e tij.

15 qershor, Lulash Qepuri u ekzekutua në lokalin e tij nga një person i maskuar. Autori kushte ardhur nga ura e Bardhajve në drejtim të lokalit ku ndodhej me babain e tij, dhe pasi ka qëlluar, është larguar duke përfituar nga errësira në zonë, në drejtim të Hotit të ri dhe më pas Postribës duke humbur gjurmët.

3 qershor, Naim Bajri po konsumonte kafen e mëngjesit në afërsi të punës së tij bashkë me punëtorin e Astrit Zeneli në momentin që u qëllua me armë zjarri. Autorët qëlluan në drejtim të viktimës me 9 plumba. 8 nga plumbat kapën shënjestrën, ndërsa punëtori u plagos me një plumb në krah.

12 prill, Nazmi Bandulla u vra në lagjen “Partizani” të Shkodrës, pak metra larg banesës së tij. 55 vjeçari, ishte një person i njohur për drejtësinë, pasi më parë i ishte vendosur dhe tritol në banesë.

13 shkurt, Prek Tonaj u qëllua për vdekje armë zjarri kallashnikov nga një person i maskuar në ambientet e një lokali. 

Tonaj ishte punonjës i Ujësjellës Kanalizimeve në Shkodër, ai u arrestua 11 vite më parë pas dyshimeve se planifikonte vrasje për të marrë gjakun e të vëllait. 

Lini një Përgjigje