Iu vodh një kryebashkiaku në Francë, “Rolex” i politikanit gjendet në një argjendari në Tiranë

19 Shtator 2022, 16:20Kronika TEMA

Iu vodh një kryebashkiaku në Francë, “Rolex” i

Policia e kryeqytetit ka zhvilluar një operacion në një argjendari në Tiranës, ku është zbuluar një Roleks i vjedhur, si dhe një armë zjarri, e cila është zbuluar në banesën e pronarit të argjendarisë.

Sipas raportimeve, Ora Roleks është e një rëndësie të veçantë, pasi dyshohet se ajo i është vjedhur njërit prej kryetarëve të bashkive të Francës disa vite më parë, ndërsa personi që administron argjendarinë në fjalë, e shiste atë në dyqanin e tij.

Ende nuk dihet nëse pronari i dyqanit është vënë në pranga, pasi policia ende nuk ka sjellë një njoftim për ngjarjen.

 

1 Komente

  1. K
    Koleksionist eshte nji Hobyy i bukur

    Ky eshte nji sukses . Ka njerez qe jane thjeshte Koleksioniste Orash apo X objekt dhe i grumbullon per qejf . C'ka te keqe ktu e ? pfff . Mesiguri do e ket humb rruges per ne shtepi i shkreti dhe dikush e ka qit me e shit .

    Lini një Përgjigje