Atentati në Shkodër, gazetari: Erjon Xhenje pjesë e një grupi kriminal, dyshohet si i përfshirë në vrasjen e Ismet Çekores

19 Shtator 2022, 17:38Kronika TEMA

Atentati në Shkodër, gazetari: Erjon Xhenje pjesë e një

Gazetari Elton Qyno ka treguar detajet nga hetimet për vrasjen e 19-vjeçarin Erjon Xhenje në Shkodër, duke thënë se skema e vrasjes është e ngjashme me atë të Ismet Çekores.

Qyno bëri me dije se të paktën deri më tani dyshohet se janë dy persona që kanë kryer atentatin dhe se njëri ka qëlluar në lokal dhe tjetri ka pritur në motor.

Ai shtoi se viktima edhe pse i vogël ishte në rrethin shoqëror të një grupi kriminale, ndërsa theksoi se mendohet se 19-vjeçari mund të ketë qenë përfshirë në vrasjen e Ismet Çekores.

"Autori ka hipur më këmbë në lokal dje e ka ekzekutuar në sy të 5 shokëve të tij. Duket si një ngjarje e njëjtë me vrasjen e Ismet Çekores. Kemi një person që është afruar me motor, e ka qëlluar dhe më pas është larguar duke e djegur motorin. Të paktën deri më tani dyshohet se janë dy persona që kanë kryer atentatin. 

Njëri ka qëlluar në lokal dhe tjetri ka pritur në motor. Ngjarja ka ndodhur në një situatë kur policia ishte e fokusuar në mbarëvajtjen e një ndeshje në stadiumin “Loro Boriçi”. Prandaj autorët e kanë pasur të lehtë të largohen dhe të zhduken.

Viktima edhe pse i vogël përfaqësonte një background. Ai nuk ka qenë i proceduar, por ka qenë në rrethin shoqëror të një grupi kriminale. Ai punonte në stallën e tyre të kuajve dhe ka pasur 2 kushërinj që janë përfshirë në një atentat vrasjeje në Shkodër dhe sot e kësaj dite janë në kërkim. 

Ky i ri dashur pa dashur ka ngelur viktimë e rrethit familjarë dhe shoqëror të tij. Pista e parë është hakmarrja dhe lidhet me luftën e bandave kriminale në këtë zonë. Mendohet se 19-vjeçari mund të ketë qenë i përfshirë në vrasjen e Ismet Çekores, por nuk ka konfirmime. Prandaj vrasja e 19-vjeçarin po hetohet edhe për rastin e vrasjes së Ismet Çekores." tha Qyno për OraNews

6 Komente

  1. P
    Prec Doda

    Gjynah qe e mbaroi kaq shpejt karrieren, se ka pasur te dhena per tu bere kriminel i njohur.

    1. P
      Pensionist pa pension

      Ti do thuash kishte te dhenat e Kristiano Ronaldos?

    2. ?
      ????????????????????????

      sa me shume kriminea te vritem aq me shume siguri per shqiperine

      1. 1
        1

        Kriminel qe ne barkun e nenes

        1. A
          Albpady

          Ja bate gjygjin dhe e denute me vdekje , ca krimi pat ba .

          1. K
            Ks

            Femijet behen nuk lindin kriminele. Prandaje duhet te kapen beresit/prodhuesit/formuesit siq eshte familja/shoqeria/ institucionet dhe shteti qe nuk investon dhe ironizone te ardhmen e femijeve.

            Lini një Përgjigje