Gazetari: Ervis Martinaj shihej si njeri që mbante me lekë opozitën

20 Shtator 2022, 09:18Kronika TEMA

Gazetari: Ervis Martinaj shihej si njeri që mbante me lekë

Gazetari Ferdinand Dervishi, ka folur për zhdukjen e Ervis Martinajt, duke deklaruar se është një ngjarje që tregon demonstrim force të bandave rivale me të dhe gjendjen shumë të rëndë të kriminalitetit në Shqipëri.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Dervishi tha se Martinaj perceptohej si mbështetës që paguante opozitën.

“Është parë si një njeri që çonte para te opozita. Kështu është menduar. Është parë si i tillë. Eleminimi i tij, duke i prerë krahët, njerëzve që i siguronin mbijetesën dhe pastaj zhdukja e tij, përfshirja e grupeve cilësore, mbështetja e tyre e supozuar nga biznesmenë të fuqishëm, tregojnë se në Shqipëri mund t’i ikë koka edhe kreut të opozitës, edhe kryeministrit.

Kjo është situata aktuale kriminale në Shqipëri, për të cilën duhet të kemi frikë.

Kjo zhdukje është edhe sinjal force, që kujdes me kundërshtarët politikë.

Ky njeri ishte shumë i pasur. Kontrollone në dy kohë lojërat e fatit edhe kur ishin të ligjshme edhe kur ishin të paligjshme. Fitonte miliona euro. Ishte më i pasuri nga të gjithë. Nuk e prekte askush.

Në botën e krimit, kush ka më shumë lek mbijeton. Paguan roje, policinë. Martinaj paguante më shumë se 50 policë. Shkonte deri nivele shumë të larta që paguante.

Kush ka shumë lek, është më i imunizuar të mos goditet nga kundërshtari. Atëherë? I bie që një super power (fuqi madhore) e paska goditur këtë. Një bashkim i madh bandash. Kjo është situata.

Më keq se kaq nuk ka qenë situata, policia nuk ka asnjë të dhënë të vetme, asnjë gjethe të vetme”, deklaroi Dervishi.

10 Komente

  1. t
    tefiku

    Keta gazetare bejne muhabete koti.Cfare thone gazetaret te quajtur investigative i degjon cdo dite neper kafenete e Tiranes.Po te jene tamam gazetare investigative do ti nxirrnin me emra policet dhe politikanet e lidhur me kete kriminel.

    1. T
      Tenezi

      Po e mori diten e punes dhe sot.

    2. S
      Spak

      Keta jane te shitur,e kam fjalen per gazetaret! Shikoni Cim Peken, ishte dhe Shkullaku aty,Ylli Rakipi jane edhe Lorenci me te shiturit e tjere! Edhe Andi! Jane njeres te poshter te lidhur me hajdute dhe kriminele!

      1. 1
        19

        Po qe mbante salen dhe pd me lek asqe diskutohet fare .gati lufta jug veri .

        1. X
          Xen Gërdeci.

          O ti Dervish,ky Martini jot me nder andej nga ka dalë ,atje do përfundojë me gjithë zagarët e tij të cilës do lloj ngjyrë qofshin,përfshi dhe ca gazetaro-analstë dhe opinionistë që dërdëllisin për të dhe mbetje të tjera si punë e tij . Nëse dini kaq shumë për t'a bashkëpunoni me organet ligj zbatuese dhe shërbeni kombit e mos bëni blla,blla,blla nga mëngjezi në darkë duke ju treguar rrugët e shpëtimit këtyre mbetjeve,, nejse si pjesë e të keqes , nuk mundeni të bëni atë që duhet,,,por mund t'i shërbeni asaj,fundin do t'a keni të njëjtë,si ata në krye,këta të krimit dhe ju që ju shërbeni.Të fala shokut Martin,shokut Sali e shokut Ilir.

          1. N
            Ndrea

            Mos ia qani hallin as Martinajt, as Berishes. Fitorja eshte e tyre, se fiton kush ka me shume para dhe arme.

            1. A
              Askushi

              NE KURBIN TE GJITH E DIN QE MBAN PD KY PISNESMENI SHPERNDAU DHE TV E LLOTOVE PER VOTAT E PD PER DEPUTETIN E PD OSE DEPUTETETVE PD KASTRIOT PIROLI QE NUK DI TE LIDH DY FJAL NE PARLAMENT I VEN PAS DISA KUSHURINJ TE VET I MBAJN UTURAKUN , BERISHA SHPELLARI ESHT MIK I MARTINAJVE E KAN FOTON E SALI KRIMINILIT NE SHTEPI ,DIHET QE SALA SOLLI DHE BINLADENIN NE MAMURRAS TEK FUFT KRIMINELA ,PRA SURRATI I VERTET I SALIUT JAN KETA .

            2. Çekiçi

              Martinaj e financonte opoziten se bashku më Shkelzenin te birin e serbes Sepse ishin ortak në qdo flliqësirë Martinaj dhe Berisha

              1. r
                ramobisha

                Nga i di katunari gazetar, te gjithe keto informacione?!!

                1. A
                  Askushi

                  DO KET ARDH NE LAC SE TE GJITH E DIN QE ESHT MIKU I SALI KRIMINELIT SE JU SHPETNDAU TELEVIZORAT PER FUSHAT KUR FITOJ KASTRIOT PIROLI KOMUNISTI PO U BO DEMOKRAT ME PRINDER SPIUN NE ZHEJ .

                Lini një Përgjigje