Vrau vëllanë dhe kunatën, Arsen Muskurti kërkon të shpëtojë me "problemet mendore"

20 Shtator 2022, 12:00Kronika TEMA

Vrau vëllanë dhe kunatën, Arsen Muskurti kërkon të

Arsen Muskurti ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”, pasi akuzohet për vrasjen e vëllait dhe kunatës së tij.

Në ankimimin i cili u dorëzua nga avokati, ai kërkon të kryejë akt ekspertizën e shëndetit mendor dhe për këtë të caktohet masë sigurimi me afat. 

Bëhet me dije se Muskurti pretendoi se më herët kishte marrë medikamente për shëndetin mendor.

Arsen Muskurti vrau me armë zjarri vëllain e tij Dritanin dhe kunatën Nora Muskurti në ambientet e agjencisë së tyre të udhëtimit. 

Pas krimit u raportua se shkak për ngjarjen dyshohet të jenë bërë konflikte për biznesin dhe një borxh që viktima i kërkonte Arsen Muskurtit.

Lini një Përgjigje