Ardian Nikulaj u vra për gjakmarrje? Anglezi shok fëmijërie me njërin nga nipat e fisit Lekstakaj

24 Prill 2023, 17:20Kronika TEMA

Ardian Nikulaj u vra për gjakmarrje? Anglezi shok fëmijërie me

Porosia për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulajt, ka dyshime të forta se erdhi nga Britania e Madhe. Ky rezultat ka dalë nga policia e Lezhës, pas një analize të gjatë mbështetur dhe në prova të forta, të administruara prej 5 ditësh që po kryhen hetime intensive me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Për policinë kriminale, vrasja lidhet me gjakmarrjen, duke përjashtuar në mënyrë kategorike pistën e eliminimit, për motive politike apo konkurrencë në biznes.

Ndërkohë grupi i hetimit, ka shpresa për gjetjen e motorit tip “Skuter”, pasi dyshohet se mjeti është fshehur në një banesë midis fshatit Gjadër dhe Kakariq të Lezhës.

Deri në këto momente janë kontrolluar dhjetëra banesa në dy fshatra, pasi ka informacione të sigurta se motori është fshehur në këtë zonë.

Ndërsa autori i krimit është larguar me makinë në drejtim të Shkodrës.

“…dalja në skenë e një motori dhe drejtuesi i tij me jelek fosforishent në zonën e Bushatit të Shkodrës, nuk ka rezultuar produktiv për ngjarjen…”-thanë burimet pranë policisë së Lezhës.

Edhe makina “Land-Rover Defender”, ku besohej se ishte futur motori tip “skuter”, rezulton të mos ketë lidhje me ngjarjen. Dy italianë janë shoqëruar në policinë e Lezhës, por hetuesit nuk janë bindur se dy të huajt kanë lidhje me vrasjen e Nikulaj.

Por prezenca e anglezit në ambientet e brendshme të lokalit “Coral”, ku ndodhi vrasja e Ardian Nikulaj, dhe ikja e tij me shumë urgjencë, ka ngritur dyshime të forta se anglezi, ka lidhje me ngjarjen.

Këto dyshime janë përforcuar akoma dhe më tepër nga policia, kur është mësuar në rrugë operative, se anglezi është shok i ngushtë me njërin nga djemtë e familjes Palaj-Lekstakaj.

Burime pranë policisë së Lezhës, thanë për “Ora News” se shtetasi Anglez, ishte herë e parë që vizitonte Shqipërinë, duke u dislokuar në zonën e Shëngjinin, pikërisht shumë pranë Bar-Restorant “Coral”, ku dhe ka qëndruar për të konsumuar.

Qëndrimi i tij në këtë zonë ka zgjatur nga data 14 Prill deri në 19 Prill, ku pas kryerjes së vrasjes së Ardian Nikulaj, ai është larguar me shpejtësi, duke përdorur dy taksi deri në zonën e Rinasit.

Policia dhe prokuroria e Lezhës, kanë ngritur dyshime të forta se ai mund të jetë personi, që ka informuar vrasësin për lëvizjet e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Shtetasi anglez, sipas informacioneve operative të mbledhura nga policia e Lezhës, është shok fëmijërie dhe lidhje e ngushtë shoqërore në Angli, me njërin nga djemtë e viktimave, që kanë mbetur të vrarë në familjen Palaj-Lekstakaj.

Burimet shtojnë, se si pasojë e gjakmarrjes mes këtyre dy familjeve me anëtarë të fisit Nikulaj në Lezhë, kanë mbetur të vrarë në total 5 persona, ku i fundit është biznesmeni Ardian Nikulaj.

Për të hedhur më tepër dritë mbi rolin e anglezit në këtë ngjarje, policia ka kërkuar përmes oficerëve të kontaktit në Londër, që ai të shoqërohet dhe ti sekuestrohet aparati i telefonit.

Në Angli janë dërguar rreth 10 pyetje që ti bëhen shtetasit Anglez, për veprimet e dyshimta që ai ka kryer në Shqipëri.

Ardian Nikulaj, u ekzekutua me 6 plumba pistolete “TT”, teksa qëndronte i ulur në ambientet e lokalit të tij në Shëngjin. Nikulaj disa vite më parë në zonën e Balldrenin, është përfshirë në vrasjen e dy personave, Gëzim dhe Lauren Lekstakaj.

Më herët në Lezhë ishte vrarë Pëllumb Nikulaj. Ndërsa seria e vrasjeve dhe hakmarrjes shkoi deri tek eliminimi i një personi të familjes Palaj, lidhje u ngushtë e fisit Lekstakaj.

Por në 19 prill, ekzekutohet Ardian Nikulaj, njeriu që ishte akuzuar vazhdimisht si njëri nga autorët e vrasjes së dyfishtë./OraNews

13 Komente

  1. P
    Policie klikimesh

    Çfare policije ështe kjo more zotri? Një her shoqruan italjanet, tani thone Anglezet, kame frige më vone do dalin kinezet. Policija e jone ështe bër police për lajme portalesh dhe për klikime:::: Ne kemi policie rrumpalle, dhe lajme rrumpalle::::

    Përgjigjjuni
    1. P
      Prroji i Thate

      Policia eshte ne pisten e duhur. Fakti qe Anglezi eshte shok me gjakmarresin, kjo eshte pista qe do e zbuloj shume shpejt krimin. Familja qe e vrau, nuk e ka harruar gjakun, dhe djali i tyre e organizoi me saktesi krimin, por eshte zbuluar. Anglezi do haj burgun njesoj si shoku i tij, per bashkpunim ne vrasje.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fushe-Arrez

        o Prroji i Thate, pershendetje eshte vrasje per arsye politike. Keto lajme qe po dalin ditet e fundit kane qane te planifikuara para ekzekutimit. rrespekte dhe mos beso shume ke mediat

        Përgjigjjuni
      2. ?
        ???

        Shkruhet qe Nikulaj disa vite më parë në zonën e Balldrenin, është përfshirë në vrasjen e dy personave, Gëzim dhe Lauren Lekstakaj ... si eshte e mundur qe ishte i lire e jo ne burg?

        Përgjigjjuni
        1. L
          Likja

          Ne fakt rrumpalle qeke ti vete,,,po' flet si e ema zeqos ne maj te thanes,,,lene POLICINE te punoj Pall,,,gerr gerr,,

          Përgjigjjuni
        2. T
          T

          Pune qensh rrace muti vetem oer te vrar e kan mendjen dhe mvas 100 vjetve .

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lani

            Tani duket me serioze gjurma.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sokoli

              Po ti more koqe lajmet qe lexon ne portale i merr si njoftime policie? Qenke kungull shoku.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Arian

                Se ka fajin policia por keta gazetaret qe shkruajne cfare do lloj historish me mendjen e tyre

                Përgjigjjuni
                1. l
                  lexuesi

                  Po perse e ke mbyllun kaq shpejt telenovelen o gazetaruc?

                  Përgjigjjuni
                  1. t
                    tata luigji

                    Kur e fut gishtin ne bythe nuk mund ti vije era kafe, prandaj 5 jane vrare dhe nuk dihet se kur mbaron, keto lajme gezojne Artan Hoxhen dhe Klodiana Lalen se na shfaqen si investikator deri kur nje dite te ju dalin muti nga goja. Plocia si ne gjithe boten po ben punen e saj

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Katnari

                      E pse duhet te harxhojne kohe e leke pse u vrane keta, njeri tjetrin vrane se jane mare me pislliqe, lerini te vriten deri sa ti gjejne fundin

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Shtet rrumpalle

                        Ooooooo shtet, oooo njerez,ooooo gazetare,o dreqer, po si flitet kaq hapur e ne opinion per keto gjera.?!?!?!?! Me keto raste merret vetem policia dhe ne fshehtesi te madhe,sepse skenaret digjen kur e merr vesh i madh e i vogel. Kur do mbushemi mend mor aman.!!!

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje