Arrestohet në Spanjë Lulzim Berisha, pritet ekstradimi drejt Shqipërisë

14 Dhjetor 2023, 12:48Kronika TEMA
Arrestohet në Spanjë Lulzim Berisha, pritet ekstradimi drejt

I shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare, Lulzim Berisha është arrestuar në Spanjë.

Lajmi konfirmohet nga Policia Shqiptare, e cila thotë se ka nisur procedurat, që Berisha të ekstradohet për t’u përballur më pas me drejtësinë shqiptare.

Njoftimi i policisë: 

Vijojnë operacionet dhe bashkëpunimet e suksesshme me homologët, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Sant Joan”. Si rezultat i bashkëpunimit të FAST Albanias me FAST Spanjën, falë informacioneve të siguruara përmes inteligjencës policore nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimiet të tyre në kohë, me strukturat e Policisë spanjolle, u bë e mundur kapja e shtetasit me rrezikshëmri të lartë shoqërore Lulzim Berisha.

Vijon bashkëpunimi me autoritetet spanjolle, për plotësimin e dokumentacionit, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

3 Komente

  1. T
    Taulant

    kalbeni brenda te lozi me minjte!

    Përgjigjjuni
    1. U
      UÇK

      Sali Viqidoli më te birin dhe më te bijen janë më kriminel se Lul Berisha SPAT ti arestoj këtë familje komunistesh dhe diktatoresh si Çaushesku Rumun dhe ti denoj më pushkatim per masakrat ndaj shqiptarve

      Përgjigjjuni
      1. M
        Milo

        Brenda e kishin dhe e nxorren dhe e kerkojne me interpol. Keta jane me keq se Lulzim Berisha per vete .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje