Gazetari, Artan Hoxha ka treguar detaje nga vrasja e Gëzim Sinomatit në qytetin e Vlorës.
Sipas gazetarit Hoxha, vrasja e Sinomatit ka ndodhur për shkak të humbjes së një ngarkese prej 250 kilogram heroinë në Belgjikë.
Gazetari shton se ngarkesa ishte duke u transportuar nga disa persona nga Veriu i Shqipërisë dhe u marrë nga persona të afërt me Sinomatin.
"Më rezulton se shkak është humbja e një ngarkesë prej 250 kg heroinë. E dimë kush e sjell heroinën në Shqipëri. Kjo ngarkesë ka humbur në Belgjikë, personat që e çonin ishte nga Veriu i Shqipërisë.
Ishin persona të afërt të Gëzim Sinomatit. Kundërshtarët kanë kërkuar kthimin e ngarkesës, ose do të reagonin. Kur kanë humbur shpresën, ata kanë sulmuar personin që arritën të kapnin. Për heroinën në Shqipëri ka 3 qendra, Fieri, Elbasani dhe Shijaku.
Territori më i afët me Vlorën është Fieri, kjo është një ngjarje e rëndë, jemi ende pa autor," tha Artan Hoxha në Top News.
Kujtojmë se Gëzim Sinomati, 22 vjeç u ekzekutua me një plumb mbrëmjen e 7 janarit në Vlorë. I riu sapo ishte kthyer në Shqipëri për festa teksa nuk raportohet të ishte një person problematik dhe me precedent penal. Babai i 22-vjeçarit njihej në Vlorë dhe me nofkën “Sokol buzëderri”.
Po ti mor gruqire sikur the qe shenjestra ishte gabim? Spiun biruce !
Gjynof, 22 vjec, sapo filloi zanatin, nuk e lane te behej specialist. Te pakten babai e filloi zanatin i ri, por po jeton, edhe pse ne burg, prape merr fryme. Familje me tradita, trashegojne zanatin tek brezat e rinj.
"me rezulton..." bobobo... si fryhet... a thua se eshte shefi i FBI-se.. katnar gjenetikisht mot e jete!
Eshte ber Artan hoxha si fallxhore" E dim kush e sjell, e transportojne ca nga Veriu i Vendit, Ka humbur malli dhe qendra me e afetr me Vloren eshte fieri". S u vjen zorr qe i publikoni kto brockulla pa asnje baze apo asnje informacjon faktik.
Artan Hoxha nuk thote asnjehere te verteten ne keto raste. Eshte i paguar nga krimi per te hedhur tymnaje. Me vjen shume keq per djalin se nuk kishte pse paguante per babain kriminel.
Ky Shvejku shqipetar (Artan Hoxha) blen lajme tek prokuret plehra dhe i raporton sikur bashkepunon me interpolin dhe me shume akoma i "komndon" ata. Ky bajge duhet te perzehet me shkelma bythe nga studiot e TV qe shkon e mashtron.