Ashpërsimi i dënimeve për krimet seksuale dhe ndalimi i rrjeteve sociale janë dy nga nismat ligjore në diskutim, por ekspertët thonë se përveç ashpërsimit të ligjeve, rol vendimtar luan edhe familja.
1 në 10 fëmijë në vëndin tonë kanë rënë pre e dhunës seksuale. Të dhënat e raportuara janë fictive pasi ende stigma e raportimit është e lartë. Autoritetet ditët e fundit kanë hedhur në diskutime moslejimin e ekspozimit të fëmijëve deri në 16 vjeç në rrjetet sociale. Por sa efektive do të jetë kjo nismë?
Raportet e publikuara mesa duket janë vetëm maja e iceberg-ut?
Komunikimi prind-fëmijë dhe faktori i edukimit seksual në shkolla duket se janë vendimtarë në evitimin ose minimizimin e këtyre sulmeve.
Rrejtet sociale nuk kanë mekanizmin mrojtës të moshës pasi shumë lehtë mund të manipulohet ajo gjatë hapjes së llogarive ose edhe nëpërmjet adresave fake, duke bërë të mundur që grabiqarët seksual online ta kenë më të thjeshtë sulmin.
tema a merni iformacjone apo lajmin qe keni publikuar per femijet e abuzuar 1 ne 10 e kini vetem per albanin ? sepse dije senati u s a per 4 ore mori ne pyetje zendemajmunin dhe perqindja e abuzimit te femijeve ne bote shkonte pertej 35 / perqint qe do te thote 1 ne 3 femije eshte abuzuar me vidjo intime nudo dhe plera qe drejton facebook mezi i detyruar nga senatoret kergoj falje qe po shkateron jo vec femijet po te gjitha moshet keni avokat ne tiran qeben te ndershmin neper studjo dhe ne profilin e tija kam pare se komunikonte me nje goce as 17 vjece sa mijra te tille ka >>>>>>