Gjendet një trup i pajetë në mes të rrugë në Shijak

1 Shkurt 2024, 17:56Kronika TEMA
Gjendet një trup i pajetë në mes të rrugë në

Një 54 vjeçar është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Shijakut.

Ngjarja është regjistruar në lagjen "Shilore", kur trupi i pajetë i shtetasit F. Ç. është gjetur nga kalimtarët e rastit, të cilët më pas kanë njoftuar policinë.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje