
Gazetari Artan Hoxha, është shprehur se janë siguruar prova që vrasjet e 4 personave më 21 janar janë kryer me urdhër nga lartë.
Përmes një interviste në News 24, Hoxha tha se urdhëri për sulmin me armë është bërë nga drejtuesit e Gardës, përmes bisedave në një kanal radio mars përmes 10 personave që ishin të pajisur me kufje.
Hoxha tregoi se babait të njërit prej viktimave të 21 janarit, Aleks Nikës, i kishin dërguar një fotografi të një gardisti tjetër, i cili kishte qenë pjesë në protestën e 21 janarit, por sipas tij nuk kishte qëlluar, duke i thënë se ai ishte vrasësi i djalit të tij.
Sipas Hoxhës, këto gjëra ndodhin në momentet që nuk funksionon drejtësia, çka sipas tij mund të fusnin në një qerthull hakmarrjesh të rreme.
“Sistemi atëherë synoi ta groposte atë ngjarje. Kur në pamjet e publikuara në Neës 24, pamjet e vrasjes së Ziver Veizit, filloi një operacion tjetër, ku u tha se vrasjet kishin ardhur nga brenda turmës. Ina Rama nuk ka dëshmuar kurrë për 21 janarin.
Ne kemi nxjerrë kamerat e Kryeministrisë. Ne kemi nxjerrë sesi drejtuesit e gardës komunikojnë me radio. Në raportin e shërbimit të sallës operative të Gardës, nuk u gjet asnjë komunikim mes drejtuesve të gardës dhe “Grupit të Zjarrit”.
Ne nuk ua kthejmë dot viktimat e 21 janarit. Çfarë tregon kjo provë? Kjo provë tregon se vrasjet janë bërë me urdhër, me komandë. Kjo provë është zhdukur. Prandaj duhet të gjendet sesi është zhdukur ky material. Gjithsesi kjo provë dëshmon që vrasjet janë bërë nga Garda, janë bërë me urdhër. Kjo provë është një bisedë mes një grupi prej 10 vetash në një kanal radio mars. Komunikimi mes tyre është bërë, pra ata komandat i kanë patur në vesh. Komandat janë dhënë në radio dhe janë dëgjuar në kufiet e “Grupit të Zjarrit”.
Unë si material kisha pamje për këtë dhe isha i bindur se ishin bërë me urdhër. Dy vrasjet e tjera janë pa autor. Aleks Nika është dëshmor i atdheut, por nuk ka përgjigje se kush e ka vrarë. Unë kam kontaktuar me babain e Aleksit dhe doja që këtë gjë ta realizonim për sa kohë që ai ishte gjallë. Atyre u ishte çuar një foto për një drejtues garde dhe u kishin thënë që ky person e ka vrarë djalin tuaj. Sepse kur nuk vepron drejtësia, këto gjëra veprojnë.
Unë i thashë që nuk është ky, nuk ka qëlluar ky. Gjithçka mund të futej në një qerthull hakmarrjeje. Duke qënë se unë kisha parasysh pamjet, materiali që më ra në dorë mua, pra duke dëgjuar urdhërat, të bëja kronologjinë e ngjarjeve. Mu duk sikur po e përjetoja ngjarjen edhe njëherë”, u shpreh Hoxha.
Mbase ketu flete drejt por ngaqe ja fut me top rrenave ne cdo studio behesh nje muzhik i pabesushem
Ore, ta dimë edhe ne, çfare kanali "radio mars"? Po "radio Jupiter" ka? Ne kohen e Enverit ne flisnim per "radio marres" dhe "radio dhënës", por radio "Mars" nuk kemi degjuar. Bashkohem me komentuesi me poshtë qe pyet se cili është roli i Saliut ne këtë mesele.
Gadali nji cik se kur thua marrse e dhense ne ate ko dhe thua qe radjo Marrse nuk eshte e degjuar si te kuptojet kjo apo ajde mush komentin
O gjithollog. ....Po Saliu ska gisht fare te keto vrasje. ....Sa te ka paguar Saliu me Liken per kete sherbim?
I Mero mos na Nxirr i me kete karagjos se na e shpifet.
sa mire i zbaton porosite e Tomes o Tan
Pa degjuar me veshet e mi audion nuk te besoj fare ty. Je njeri i lidhur me kriminelet dhe ben pazare per hesap te tyre. Nxirr audion dhe na ler te llogjikojme me koken tone. Dihet kush mund ta kete pasur kete audio pikerisht ata qe zhduken cdo gje tjeter dhe i kane keto copeza per shantazhe. Sa i kerkojne Bashes per kete? Po ti sa i kerkon dhe sa te kane dhene. Me duket pisllek i madh ky, si fytyra e keti palo gazetari. Tjeter gje ishin filmimet e nxjerra me 21 janar dhe tani e kuptoj se merita ishte e Bolinos dhe e News24 dhe se ti edhe atehere po i ruaje ne xhep pamjet qe ti nxorren ne darke. Keshtu do kishe vepruar ti me pamjet, do i nxirrje per te bere shantazh dhe para.
Ti pseudo gazetar po ben nje loje te piset qe vetem nje shtet shkerdhate si i yni mund te ta lejoje. Ne vend qe te vijne e te sekuestrojne ate audio, te lene ty ta nxjerresh me pikatore. Pse po e ben kete? Po kerkon para nga Lulzim Basha apo nga ndonje tjeter qe ende nuk e ke permendur dhe mund te jete ne audio? A vlen kjo audio, eshte montazh, eshte e vertete, eshte prere, eshte ngjitur e bashkengjitur? Kjo eshte nje loje e piset qe po luhet ne sy te gjithe shqiptareve dhe Shteti rri duarkryq e te lejon ty te tallesh e te besh shantazhe.
Cdo pervjetore ky rrumpalla fillon nga mengjesi ne darke neper studioTv per te nxjerre buken e gojes... ok.. por JO duke spekulluar me viktimat.. puna e gazetarit eshte te n'zjerre nje te vertete ku vete gazetari te ngre lart zerin e viktimave... dmth duke intervistuar familjet e viktimeve per te vene para DREJTESISE personat e implikuar.... dhe jo ajo qe shpreha fillimish.
Artan Hoxha sekser i krimit. Videot e 21 janarit i mbante ne xhep derisa ja nxorri me zor Bolino. Hoxha kete pune ka bere gjithe jeten shet e blen me krimin. Të gjithe e njohin
Ore ceshte kjo loje e piset qe ben ne syte e shtetit ky gazetar kriminel? Kush ja lejon te beje teatro e te mbaje prova qe inkriminojne zyrtare!!!! Ky eshte turp ne drite te diellit!!!
Te eshte ber futyra me zi se zifti, nxirri provat dhe mos bej pazar me gjakun e njereze!
Per kete mund te them qe lahet jo me me shpesh se nje here ne dy jave, sepse ankohen ata qe iu shkon afer. Eshte skuth dhe pa bese dhe ka nxjere ne prite nje djale nga Mirasi i Korces i cili u gjet i vrare mbas i kish treguar ketij pleres ca gjera qe dinte mbi trafikun e droges. Ndersa me kete audion qe i ka cuar familjes se Aleks Nikes dhe babait fatkeq te tij tregon se ky monster shfrytezon plagen e babait fatkeq per pislluqe. Nuk kam si e marr seriozisht nje sharlatan te tillë.