Në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike, në Shkodër janë gjetur dhe asgjësuar 8839 bimë narkotike të dyshuara si cannabis sativa.
Ndërkohë policia ka njoftuar se po vijon punën për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve kanabis.
Gjatë kësaj faze të megaoperacionit:
-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territoret e njësive administrative Pult, Shosh, Postribë dhe asgjësuan 5586 bimë kanabis;
-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën në territorin e njësisë administrative Kelmend dhe asgjësuan 957 bimë kanabis;
-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësisë administrative Temal dhe asgjësuan 2167 bimë kanabis;
-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë gjetën në territorin e njësisë administrative Qelëz dhe asgjësuan 72 bimë kanabis;
-Shërbimet e Statcionit të Policisë Fushë Arrëz gjetën në territorin e njësisë administrative Iballë dhe asgjësuan 57 bimë kanabis.
Lini një Përgjigje