
Avokati Idajet Beqri ishte i ftuar në studion e Dritare TV për të folur mbi çështjen e Gërdecit dhe seancës gjyqësore ndaj Fatmir Mediut.
Lidhur me shtyrjen e seancës gjyqësore ndaj ish Ministrit të Mbrojtjes për në datën 9 maj, Beqiri u shpreh se SPAK është duke e zvarritur këtë proces dhe Mediu po gjykohet me një akuzë absurde.
“Sot ishte seanca gjyqësore për ish-ministrin e Mbrojtjes, sipas vlerësimit tim është akuzë që ka absurd të madh brenda vetes, sepse po bëhet sa për sy e faqe. Është një gjykim thjesht politik për të hedhur hi syve familjarëve të viktimave. Në rastin konkret Mediu si Ministër Mbrojtje atëherë, me këtë akuzë që i është ngritur dhe me këtë akuzë që po gjykohet është si kokë turku, sepse nuk është kjo akuza e duhur. Jo vetëm ndaj Mediut, por ndaj gjithë organizatës kriminale.
SPAK edhe me këtë zvarritje të madhe që po i bën këtij procesi dhe nëse Mediu do shkojë me këtë akuzë që e ka çuar Prokuroria, e kanë çuar sa për të thënën që ‘ne e bëmë punën tonë’, në një kohë që Prokuroria e di që shpërdorimi i detyrës nëse kalojnë 10 vjet nga dita që është kryer vepra penale, nuk mund ta marrë me përgjegjësi penale një person të tillë sepse e thotë ligji. Dhe parashkrimi është një institucion i rëndësishëm në kodin penal. Kështu që pse u la që të parashkruhej kjo vepër?
E dyta pse çohet vetëm Mediu në këtë drejtim. SPAK ka prova të rëndësishme që nuk ka nevojë të bëhen më hetime, kur duke filluar që nga kryeministri atëherë Sali Berisha, djali i tij që u bë organizatori kryesor i kësaj vepre penale Shkëlzen Berisha, zv Ministri Drejtësisë që formësoi bazën ligjore, Ministri Drejtësisë i kohës atëherë Bumçi dhe Ministri i Mbrojtjes Mediu dhe persona të tjerë, u bënë ndihmës në kryerjen e këtij krimi”, u shpreh avokati Beqiri.
Beqiri u shpreh se ky është një krim i rëndë shtetëror dhe si i tillë është shumë i vështirë për t’ u goditur, pasi në mënyrë të tërthortë ata që e organizuan dhe kryen këtë krim janë në pushtet, qoftë të opozitës, por edhe të parasë.
"Gërdeci edhe pse është një krim i rëndë shtetëror me pasoja të jashtëzakonshme, që tregoi se çfarë janë në gjendje të bëjnë të korruptuarit dhe që këtë korrupsion e shtrinë deri në atë pikë sa të vrasin njerëz për të mbushur xhepat e tyre. Është njolla më e rëndë dhe e turpshme në historinë e shtetit shqiptar.
Jo vetëm gjatë këtyre 32 viteve, por gjithë historisë së këtij shteti. Nuk ka ndodhur asnjëherë që një krim të tillë ta kryej shteti, me përmasa të tilla vetëm nën moton që do nxjerrim para dhe do pasurohemi qoftë edhe me gjak shqiptarësh.
Në këtë drejtim, Gërdeci jo vetëm nuk po merr drejtimin e duhur dhe nuk po vë në bandën e të akuzuarve, organizatën e vërtetë kriminale që e bëri dhe organizoi këtë krim. Që i ndau rolet që në fillim, kur u pa se sa do të ishte fitimi prej kësaj afere. Pasi bënë studimin që prej kësaj afere mund të fitoheshin 150 milion euro atëhere kjo organizatë kriminale ishte e bindur që do dilnin dhe pengesa gjatë rrugës dhe ata këto pengesa do t’i eliminonin po me rrugë kriminale.
Dhe duke qenë krim shtetëror është shumë e vështirë për t’ i goditur, sepse elementët që e organizuan dhe finalizuan këtë krim ishin dje në pushtet dhe sot janë sërish në mënyrë indirtekte në pushtet. Qoftë në pushtetin e opozitës por mbi të gjitha në pushtetin e parasë", u shpreh Beqiri.
As mos shpresoni qe te ndodhe gje ne vendin e qelbesirave shqiperi!Njerezit e ndershem kane vetem nje rruge:braktisjen e ketij vendi te pandreqshem dhe fillimin i nje jete te re qofte edhe duke lare nevojtoret e botes!Shqiperia i ngjet nje trupi qe e ka pushtuar kanceri dhe nuk mund ta sherosh me!
Mjafton qe i akuzuari të tregojë kush e urdhëroi ,dhe gjykata ka detyrim ligjor të hetoi.
Trimëresha dhe motra e të gjithë Shqiptarve, Zamira Durda, simbolizon dhe perfaqson të gjitha familjet, që ju janë vrarë femijt gjatë perjudhës së "demokracisë" Berishjane. Keta shkerdhata të degjeneruar dhe të korruptuar, që mbajnë karriket në zyrat e të ashtu-quajtures drejtesia e shtetit Shqiptar, a e kanë llogaritur se çfarë mund të ndodhë nqse kjo motra jonë Zamira, apo një tjeter Shqiptar, që nuk ju jepet dhe nuk gjejnë drejtesi nga shteti i tyre, mund të kalojnë në vet-gjyqësi..., ose mund të sperkaten me benzinë dhe të digjen perpara parlamentit, perpara K/ministrisë, perpara Min së Drejtesisë, perpara Gjykatës së Lartë, ose perpara Ambasadës Amerikane...?!!! Po jua them unë, që do të ndodhë njësoj siç ndodhi në Tunizi me Ben-Alinë, kur u vet-dogj djali i ri që shiste fruta e perime...!! Kurse ju, gjykarat, prokurkarat dhe ministkarat, nuk do gjeni vrimë miu dhe as një shtet tjeter për tu fshehur....!!!
Zdo denohet, eshte e sigurt. Por nuk perjashtohet mundesia e ndonje plumbin kokes, Shpresojme.
Shtet leshi , u shuan te gjtha shpresat qe mezi po e prisnim Dudumanin ja edhe ky s’na doli gje po jo vetem qe i poqi te gjalle 26 njerez po del e qesh pata shqiptarve nje mut muti , po me forta arkitekti financusi dhe i biri as nuk thirren per tu pyetur po c’fare mut drejtesie eshte ajo kur nuk ben drejtesi perse ja u rriten rrogat kur nuk bejne punen . Ah Enver , e shajne po ai e kishte bete drejesine ne kohen qe e shkaktuan krimin kriminelat pa u ftohur flaka qe i poqen te shkretet , tani muk mbetet gje vetem te lusim zotin qe kush ka pasur gisht ne kete ngjarje e nuk e nuk ka bere punen i ngjafte ne femijet e tij e te mos gjeje kurre drejtesi po te sillet si ajo trimeresha ZAMIRA qe nuk po gjen drejtesi po ajo humbi nje djale ndersa ketyre ja dyfishofte zoti i madh .