“Babi më dhemb koka, kur fëmija nuk e dinte se ç’ishte baruti, politikanët gëzonin se...”, rrëfimi rrëqethës i babait që humbi djalin 6 vjeç në Gërdec

15 Mars 2023, 16:13Kronika TEMA

“Babi më dhemb koka, kur fëmija nuk e dinte se

Feruzan Durdaj i cili humbi djalin e tij 6-vjeçar në tragjedinë e Gërdecit, ka rikujtuar sot pas 15 vitesh momentet e fundit të kaluara me të voglin e tij.

Në një intervistë për Euronews Albania ai ka kujtuar edhe momentin e parë kur mori vesh se djali i tij i vogël ishte plagosur nga shpërthimi në fabrikën e municioneve në Gërdec dhe përpjekjet e tij për ta shpëtuar.


“Më thanë se në Tiranë shkuan të gjithë të plagosurit. Kam vajtur në spitalin e ushtarakut për të kërkuar tim bir. Më vjen një telefonat e më thonë e ke te spitali i djegies. Shkova atje, djali nuk reagonte.

Djalin e kam çuar në Itali, llafet e fundit që i mbaj mend tim biri ishin, “babi më dhemb koka, më dhemb barku”, kaq mbaj mend, pastaj djali ndërroi jetë në 4 prill. Ishte një koincidencë e madhe kur ndërroi jetë djali.

E solla djalin nga Italia dhe pash që politika po gëzohej sepse kishim hyrë në NATO. Ishte një vuajtje shumë e madhe nga ana ime shpirtërisht. Kur fëmija nuk e dinte se ç’ishte baruti, politikanët qeshnin dhe gëzonin se ne po futeshim në NATO”.

1 Komente

  1. V
    Vlora

    I nderuar ata kane 15 vjet qe tallen me ju te gerdecit dhe 32 vite qe tallen me tere shqiptaret bile bile jane mprehur per tu rikethyer ne pushtet duke na u mburrur se sa te mire qe jane pa piken e turpit qe nga Saliu me Shkelzenin , Mona me Liken e Mediun na japin leksione per demokracine te mbeshtetur nga ca bandite gazetare deri diku edhe nga spaku . I nderuar , Saliu shpesh e zinte ne goje Lekdukagjinin nuk e di pse .

    Lini një Përgjigje