‘Baroni i drogës’, Gëzim Çela pritet të ekstradohet në Shqipëri

22 Dhjetor 2023, 15:00Kronika TEMA

‘Baroni i drogës’, Gëzim Çela pritet të

Gëzim Çela pritet së shpejti të ekstradohet në Shqipëri. Burime bëjnë me dije se Ministria e Drejtësisë i ka nisur Ministrisë se Drejtësisë se Kosovës kërkesën e ekstradimit së Çelës, i konsideruar si Baroni i drogës.

Ishte SPAK fillimisht që i kaloi kërkesën Ministrisë së Drejtësisë. Kjo e fundit pas përpilimit të dosjes dhe shkresave i ka përcjellë kërkesën ditën e sotme homologëve të Kosovës. Tashmë pritet që Gjykata e Kosovës të miratojë kërkesën e ekstradimit, pasi nuk ka pengesa ligjore.

Gëzim Çela ish-punonjësi i policisë i konsideruar si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës në Evropë, u arrestua më 8 dhjetor në Kosovë./vizionplus

2 Komente

  1. L
    Loti

    Kjo eshte jeta, bej nje mal me pare e merr nje mal me halle

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Keta jane gruop i strukturuar, me drejtim nga Agron Kulicaj, ai eshte koka e droges ne Shqiperi. Brecani ishte njeri prej ushtareve te grupit, eshte organizate qe mbasi u perjashtuan nga rradhe te Policise, vazhduan trafikun e droges.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje